Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shqipëria 1943-1945, Bernd Fischer
  • Shqipëria 1943-1945, Bernd Fischer

Shqipëria 1943-1945, Bernd Fischer

2096
Tirana Times

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 1 481 Lekë Up to 4 443 Lekë
1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria 1943 – 1945, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore

Gjinia: Histori

Autori: Bernd Fischer

Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times

Viti: 2012

Fq. 300

Pesha: 0.46 kg

ISBN: 978-9928-40-627-9

Mbi librin

Shërbimi i jashtëm i Shteteve të BashkuaraMisioni amerikan, Tiranë, Shqipëri, 16 gusht 1945Sekret nr. 76Lënda: Raporti final i misionit special në Tiranë I nderuar Sekretar i Shtetit Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.

Grupi pro – perëndimor, që natyrisht është më i madh, e sheh Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara si burime frymëzimi ekonomik dhe kulturor.

Grupi pro – lindor, megjithëse më i vogël nga pikëpamja numerike, është mjaft i fortë dhe me ndikim për shkak të drejtuesve të tij të mprehtë dhe të aftë, ndërkohë që vështron nga Lindja, për shembull nga Jugoslllavia dhe Bashkimi Sovjetik, për drejtim, frymëzim dhe mbrojtje.  a. Grupi pro – amerikan: Grupi i parë me prirje perëndimore është grupi pro – amerikan, i cili besohet të jetë grupi më i madh nga pikëpamja numerike, megjithëse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë grupi më i fortë dhe nga pikëpamja politike. Shpejgimi i parë i ekzistencës së këtij grupi pro – amerikan lidhet me faktin që, sipas vlerësimeve më të rezervuara, të paktën 25 % e popullit shqiptar (rreth 250 mijë individë) kanë qenë në Shtetet e Bashkuara ose kanë atje miq dhe të afërm, me të cilët kanë pasur një shkëmbim të vazhdueshëm idesh dhe mjetesh financiare deri në kohën kur Shtetet e Bashkuara hynë në luftë. Ky grup i madh pro – amerikan jeton pothuajse në jug të vendit. Para luftës, gati e gjithë struktura ekonomike e këtij rajoni mbështetej me kontributet e miqve dhe të afërmve në Shtetet e Bashkuara dhe nga ndërmarrjet e biznesit të shqiptarëve... I juaji me respektJ. E. JakobsZyrtar i Shërbimit të Jashtëm

Detajet e librit
Tirana Times
2096
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 9789995671860

Botuesi: Migjeni

Antigoneia, Neritan Ceka

Ai jep të plotë historinë e Pirros së Epirit, një pjesë të historisë së gërmimeve, si dhe gjetjeve arkeologjike të zbuluara nga ekspeditat në këtë qytet antik. Antigonea është nga qendrat kryesore arkeologjike të Shqipërisë dhe për këtë arsye është shpallur Park Arkeologjik. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1890-1913, vol.1, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
675 Lekë 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike, Oliver Jens Schmitt

Oliver Jens Schmitt u lind në vitin 1973 në Basel të Zvicrës. Ka studiuar bizantinistikën, neogreqizmin dhe historinë e Europës Juglindore në Basel, Vjenë, Berlin dhe München. Pas diplomimit në Universitetin e Vjenës, ai mes viteve 1999 dhe 2000 ishte bursist i Qendrës Gjermane të Studimeve Venedikase.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Dosjet e luftës, Ana Lalaj

Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt, kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t'i heqë asaj kujtesën. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Ardian Muhaj

Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje