Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ministrat e brendshem 1912-2007, Volumi 2, Hile Lushaku
  • Ministrat e brendshem 1912-2007, Volumi 2, Hile Lushaku

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

SKU001313
Te tjere

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të shumë gjërave të panjohura, ndriçon tunelin ku janë futur e errësuar shumë personalitete politike e atdhetare që meritojnë të paraqiten sikur kanë qenë, burra shteti apo politologë, diplomatë apo poliglotë, studiues apo mediokër, atdhetarë apo njerëz të klasës, profesionistë apo karrieristë, pjesë e elitës apo shërbëtorë të politikës, etj. 

184,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2

Autor: Hilë Lushaku

Shtëpia botuese: ILAR

Viti: 2009

Pesha: 0.63

ISBN: 978-99956-07-42-5

Mbi librin

"Ministrat e Brendshëm 1912-2007", përshkruan realisht jetën e protagonistëve të dikasterit të cilësuar "i frikshëm", për të cilin janë tjerrur në vite legjendime intriguese makbethiane e është folur me hamendje të pafundme. Me emrat e tyre janë lidhur shumë fate apo jetë njerëzore, që u kalbën burgjeve apo u tretën në internime. Në 964 faqe të librit, shkruar konciz, pasqyrohen karakteret, formimi, përkushtimi në detyrë, aktiviteti politik e atdhetar i ministrave por edhe kritikat e vlerësimet që u janë bërë. Shumë prej tyre janë shquar për tharme të forta e qëndrim agresiv ndaj njëri-tjetrit. Disa inatçorë apo bajraktarë, të tjerë egoistë apo karrieristë, dikush kryelartë apo pari kanë qenë të tillë edhe në detyrë. Nuk përjashtohen servilët ndaj të huajve apo kryeqeveritarëve, por në shumë prej tyre spikatin cilësi të larta atdhetarie, bindje ndaj ligjit, shpirti demokratik, ndjeshmëria ndaj problemeve të popullit. Në libër nuk ka gjykime apo vlerësime të jetëve të ministrave të Brendshëm nga autori, por ka skeda me fakte, me informacione, me të dhëna të panjohura, hulumtuar në arkiva e biblioteka, por edhe duke "gërmuar" në biseda me ministrat që janë të gjallë. Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e pazare politike, madje edhe në dëm të çështjeve kombëtare.

Lexuesi do të gjej në këtë libër të dhëna për veprimet e sjelljet kontradiktore të shumë ministrave, të kahershëm dhe të tanishëm, dikur miq, më pas armiq për vdekje, dikur kundërshtarë e më pas në një klan  kundër të tjerëve. Kjo dukuri, e politikanëve me etje pushtetari, e bën tërheqës librin, sidomos kur prezantohen dokumente arkivore të panjohura deri më sot. Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të shumë gjërave të panjohura, ndriçon tunelin ku janë futur e errësuar shumë personalitete politike e atdhetare që meritojnë të paraqiten sikur kanë qenë, burra shteti apo politologë, diplomatë apo poliglotë, studiues apo mediokër, atdhetarë apo njerëz të klasës, profesionistë apo karrieristë, pjesë e elitës apo shërbëtorë të politikës, etj. Libri qartëson pozicionin e secilit ministër të Brendshëm në vendimmarrjen politike shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit e deri më tani, duke shpalosur para publikut integritetin e personalitetin e tyre.

Nëpërmjet jetëshkrimeve përshkruhen edhe rrethanat tërësore që ka kaluar dikasteri blu, shumë herë e influencuar nga politika e jashtme apo gjendja e rëndë ekonomike e politike në vend. Libri ndihmon rishikimin e historisë tonë mbasi faktet e paraqitura rrezatojnë fort shumë gjëra të shikuara në optikën e prirjeve të individëve apo të interesave të grupimeve politike. Në qerthullin kohor të shtetit, nga pavarësia e deri tani, ministrat e brendshëm janë linçuar nga politika, shumë quhen ende tradhtarë, agjentë e poliagjentë, disa janë internuar, 19 janë detyruar për të emigruar jashtë vendit, 21 të tjerë janë burgosur, 6 janë pushkatuar, 4 janë ekzekutuar jashtë atdheut, 4 janë vrarë në përballje me strukturat e shtetit. Ende disa janë të mbuluar nga hija e urrejtjes për krimet e sistemeve politike, aq sa pas promovimit të librit, pinjollë të tyre shprehen të pakënaqur përse ky libër nuk u sistemua sipas sistemeve politike. Harrojnë ata se krimet nuk i bëri ministri, por sistemi.

Ata duhet të mësojnë, dhe kjo mundësohet nga ky libër, se burgosjet, internimet, djegiet e shtëpive, sekuestrimet e pasurisë, internimet, etj, u ligjëruan qysh në qeverinë e parë të shtetit shqiptar, kur Mufid bej Libohova e Mehdi bej Frashri, hartuan ligjet e urdhëresat e para për sigurinë në vend. Libri shuan kuriozitetet apo shumë hamendje nëse qenë tradhtarë Ahmet Zogu, Mehdi Frashri, Mufid Libohova, Musa Juka, Esad Toptani, Koço Kota, Kolë Bib Mirakaj, Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu apo Kadri Hazbiu, etj. Po kështu, ai hedh dritë edhe për veprimtarinë e ministrave të Brendshëm në të gjitha ngjarjet historike, që nga roli i tyre në shpalljen e pavarësisë, mbështetjen e Vilhelm Vidit, qeverinë e Durrësit, kongresin e Lushnjës, revolucionin e qershorit, ardhjen e "Legalitetit", sundimin e mbretërisë zogiste, pushtimin fashist e nazist, regjimin komunist e tranzicionin demokratik aktual. Jo më pas është edhe aktiviteti e qëndrimi i ministrave në kohën e kryengritjes së Haxhi Qamilit, në përpjekjet për autonomi në periudhën e zotërimit të internatit, në lëvizjen esadiste më 1920, në kryengritjen e Mirditës në vitin 1921, në lëvizjen e marsit 1922, në krizën politike të vitit 1923, në kryengritjen e Dukagjinit më 1926, në lëvizjen e Vlorës më 1932 dhe atë të Fierit më 1935, situatën politike më 1937, pragpushtimin italian, lëvizjen komuniste në vend, etj.

Me shumë interes janë të dhënat për protagonistët e gjyqit special më 1945 dhe më 1946, ilustruar me akuza, me dëshmi e prova të padëgjuara, për gjyqet e mëvonshme ku veçohen ato të Koçi Xoxes, të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, etj. Duke u njohur me jetën e 60 ministrave të Brendshëm lexuesi kupton se sa e ashpër është lufta për pushtet, sidomos në Shqipëri. Kjo duket në kritikat e akuzat ndaj ministrave të Brendshëm, bërë nga pasardhësit në detyrë ose nga kundërshtarët politikë, nga të cilat nuk ka shpëtuar asnjëri prej tyre. Jetëshkrimet prezantojnë gjëra të pathëna, të cilat janë ende enigma për publikun e gjerë. Shumë ministra kanë qenë në postin e ministrit të Brendshëm në disa kabinete qeveritare, ku spikatin Mufid Libohova, Esad Toptani, Mehdi Frashri, Ahmet Zogu, Rauf Fico, Musa Juka, Fiqiri Dine, Abdurrahman Dibra, Kostaq Kota, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu (25 vjet aq sa edhe Zhozef Fushe në Francë), Hekuran Isaj. Libri zbulon lidhje interesante ndërmjet ish ministrave të paraçlirimit të vendit, sikur janë Aqif Pasha me Ibrahim Biçakçiun (babë e bir), Mufid Libohova me Eqeremin (vëllezër) kanë qenë kushërinj të I. Qemalit, Shefqet Vërlaci ishte baxhanak me Aqi Pashën (kundërshtarë për vdekje), Ceno Kryeziu qe martuar me motrën e Zogut, Zogu qe gati 7 vjet dhëndër i Sh. Vërlacit, Esad Toptani ishte kushëri me Aqif Pashën, Mehdi Frashri qe kushëri me A.Zogun, M.Frashëri dhëndër i D.Biçakut i cili ishte kushëri me Aqif Pashën, Luigj Gurakuqi ishte mik me Luigj Gurakuqin, L.Gurakuqi ishte mik me Kolë Bib Mirakaj e Rexhep Shalën, S.Vllamasi ishte baxhanak me Riza Danin, etj. 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001313

Referencat specifike

isbn
9789995607425
ean13
9789995607425
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001090

Botuesi: Onufri

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, Ismail Kadare

Marsi i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. A ishte e denjë kjo për një popull që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë?
34,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dodona Press

Pellazgët, Elena Kocaqi

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001545

Botuesi: Te tjere

Albanische Mythologie, Martin Mato

Die gesammelten Artikel in diesem Büchlein sind zu ganz verschiedenen Zeiten mit jeweils unterschiedlichen Ansätzen zu einem Zweck entstanden: Ein Rätsel zu entschlüsseln. 
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe
230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2866

Botuesi: Plejad

Hyjnite kishin te drejte, Leon Rey

Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur.
80,50 SEK
More
In Stock

Botuesi: Toena

Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane, Paskal Milo

Dokumente të panjohura më parë, nxjerrë nga arkivat e ministrisë së brendshme vijnë përmes librit “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, promovuar sot nga historiani. Ky botim është një përpjekje për të rrëfyer jetën e gjermanëve të mbetur në Shqipëri pas çlirimit, trajtimin e tyre nga diktatura që do të udhëhiqte Shqipërinë e pasluftës dhe përpjekja e...
230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
115,00 SEK
More
In Stock