- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
Titulli: Agjentë perandorakë, një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë
Origjinali: Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Late Sixteenth-Century Mediterranean World
Gjinia: Histori
Autori: Noel Malcolm
Shqipëroi: Kastriot Myftiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 564
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-0-440-0
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare.
Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot.
Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll.
Përmes jetëshkrimeve të këtyre individëve aventurierë përgjatë tre brezave, Noel Malcolm-i shpalos në një dritë të re botën ndërmjet Venedikut, Romës dhe Perandorisë Osmane dhe zbardh çështje të shumëllojshme, si spiunazhi, diplomacia, tregtia e drithit, lirimi i skllevërve me shpërblesë dhe kryengritja antiosmane.
Ai përshkruan strategjitë kontradiktore të fuqive të krishtera dhe planet tejet ambicioze të sulltanëve dhe vezirëve të tyre. Që nga koha e përshkrimit klasik nga Fernand Braudel-i të Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i botuar më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë, pak vepra kanë mbuluar një gamë kaq të gjerë nëpër këtë periudhë jetike të historisë së Mesdheut dhe asaj europiane.
Një kryevepër e diturisë, po aq sa e rrëfimit të ngjarjeve, Agjentë perandorakë ndërton një tablo panoramike si të politikës së fuqive perëndimore, ashtu dhe të marrëdhënieve të ndërsjella mes botës së krishterë dhe asaj osmane.
"Magjepsëse... një vepër me pasuri dhe të dhëna të mahnitshme... vepra madhështore Agjentë perandorakë e autorit Noel Malcolm pasqyron historitë e ndërthurura të dy familjeve shqiptare – Brunëve dhe Brutëve – si një prizëm përmes të cilit mund të vështrohen kontaktet dhe konfliktet që e bënë Mesdheun e hershëm modern."
John Gallagher, Guardian
"Libër i mrekullueshëm... i jashtëzakonshëm, që të lë gojëhapur... Pasqyrimi më i mirë i Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë që nga koha e Fernand Braudel-it."
David Wootton, Wall Street Journal
"Agjentë perandorakë është jo vetëm vepër e një diturie të përsosur dhe origjinale, por edhe një përshkrim me rrjedhshmëri të shkëlqyer i një momenti kritik në historinë e Europës Lindore dhe Perëndimore, si të krishterimit, ashtu dhe të islamit."
David Abulafia Times Literary Supplement
"Ky është një libër i rrallë – i papërshkrueshëm për erudicionin, diapazonin dhe lexueshmërinë e tij. ...Me gjithë morinë e detajeve, Noel Malcolm-i nuk e harron asnjëherë panoramën e gjerë dhe shpalos pareshtur analiza të reja jo vetëm të episodeve të njohura, të tilla si Beteja e Lepantit, por edhe të historisë së përgjithshme të marrëdhënieve ndërmjet Perëndimit dhe Perandorisë Osmane. Për mendimin tim, ky libër është një kryevepër."
Sir John Elliot, Profesor Regius Emeritus i Historisë, Universiteti i Oksfordit
Noel Malcolm, profesor në All Souls College në Oksford dhe anëtar i Akademisë Britanike, ka shkruar më parë histori të Bosnjës (1994) dhe Kosovës (1998). Ai është editor i përgjithshëm i botimit Clarendon të Tomas Hobs, për të cilin ai vetë ka nxjerrë botime të shquara të korrespondencës së Hobsit (1994) dhe Leviathian (2012). Ai është gjithashtu ish redaktor i jashtëm i revistës Spectator. Në vitin 2014 iu dha titulli Kalorës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Papirus
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU001987
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU002013
Botuesi: IDK
Botuesi: Botart
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001033
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Referenca: 2893
Botuesi: Plejad
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: UEGEN
Referenca: 2737
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: IDK
Referenca: SKU000636
Botuesi: Koha Ditore
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
check_circle
check_circle