- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
Titulli: Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar
Origjinali: The Medieval Imagination
Gjinia: Histori
Autori: Jacques Le Goff
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 534
Pesha: 0.601 kg.
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
Në epokën ku ne jetojmë, njerëzimi duket se ka gjetur në zhvillimet e shpejta të shkencës si arsyet e frikës, ashtu edhe të shpresës. Mes arsyeve të shpresës vendin e parë e zë ecja përpara e njohjes historike. Sepse ndërgjegjësimi për të kaluarën e vet mund ta ndihmojë njeriun në përpjekjet e tij për të gjetur rrugën dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Arritjet e historisë janë të qarta. Koha e gjetur shfaqet sot me një larmi dhe tërësi të re. Aspektet politike, ushtarake, diplomatike të së kaluarës, tërhoqën para disa dhjetëvjeçarëve, pothuaj tërë vëmendjen e dijetarit dhe kishin mbetur të vetmet fusha që njiheshin nga masat, por korniza e ngushtë e kërkimeve u shpërthye dhe pas veprimeve të atyre që dukej se kishin hyrë në lojë, u vizatuan realitete të ashpra të jetës kolektive dhe vetjake.
U kalua përsëri nga niveli i ngjarjes tek ai i superstrukturave, që deri atëherë dukej i fshehur, po përherë i pranishëm dhe frutdhënës. Përballë zhvillimit të habitshëm të shkencave të quajtura të sakta, ja një libër që gjithashtu paraqet në fushën e njohjes, një pasurim tepër të madh.
Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, ndoshta më shumë se askush tjetër, shfaqet sot i ndriçuar nga një dritë e re, nga ky lulëzim në fushën e kërkimeve dhe nga Jacques le Goff, në veprën e tij tashmë klasike, e cila i bën të kapshme për sytë tanë arritjet e kryera. Mesjeta rijeton kështu sa në strukturat e jetës së saj biologjike dhe materiale, aq edhe në jetën e saj mendore.
Ajo ka humbur disa nga ngjyrat tepër të shndritshme me të cilat vishej shpesh, por unë nuk mendoj se tabloja është nxirë shumë. Një vizion i matur dhe realist zë vendin e kujtimeve të bukuara nga arritjet e jetës artistike, shpirtërore dhe fetare. Mendja e autorit, nëse është pamëshirmërisht kritike dhe nëse di t'u japë përmasat e duhura legjendave të praruara, mbetet gjerësisht e hapur për të gjitha vlerat.
Ndershmëria me të cilën ai vendos në marrëdhëniet e tyre përkatëse degët e ndryshme të aktivitetit njerëzor, është e denjë për t'u lavdëruar përherë. I mbetur i freskët në serinë ku ai lindi, "Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar" me të drejtë e sheh sot veten të kalojë në një koleksion të hapur për një numër më të madh lexuesish.
Lexuesi mund t'i drejtohet vazhdimisht versionit original që përmban një fjalor-tregues tepër të gjerë, një ilustrim tepër të vyeshëm e të zbërthyer gjerësisht, si dhe të gjejë aty të gjitha të dhënat themelore dhe imazhin e Realia-s. Libri që ka në dorë lexuesi do t'i falë atij gëzimin e leximit të një teksti të parë me kujdes, të një niveli shkencor dhe të një cilësie të pakrahasueshme.
Bibliografia e nxjerrë me përpikmëri të madhe do t'i lejojë të udhëhiqet pa vështirësi nëpër labirintet e kërkimit. Pra le t'i urojmë fat të mbarë këtij libri të ri, i cili do t'i dhurojë një punë me merita të larta, gjithë vëmendjen që meriton.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2491
Botuesi: Cabej
Botuesi: IDK
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU001623
Botuesi: Botart
Referenca: SKU002027
Botuesi: Toena
Referenca: 2603
Botuesi: Plejad
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Plejad
Botuesi: IDK
Referenca: SKU001101
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000320
Botuesi: Ideart
Referenca: 2736
Botuesi: Tirana Times
Referenca: SKU002067
Botuesi: IDK
Referenca: SKU001574
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001575
Botuesi: Dituria
Referenca: 2424
Botuesi: Dituria
Referenca: 2742
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
check_circle
check_circle