Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kjo është Kina, Artan Goga
  • Kjo është Kina, Artan Goga

Kjo është Kina, Artan Goga

Onufri

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.

480 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kjo është Kina! (kopertinë e trashë)
Origjinali: Kjo është Kina!
Gjinia: Histori, kulturë
Autori:Artan Goga
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 164
Pesha: 0.394 kg
ISBN: 978-9928-186-02-7

Koment nga autori

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.

Mund të tingëllojë si një shprehje klishe, por kur shkruan për një vend si Kina, nuk ia del dot të mos ndiesh peshën e një barre të rëndë, peshën e një kulture që të mrekullon me larminë e veçanësinë e saj, peshën e një historie që s'ka të dytë, peshën e një vendi të stërmadh jo vetëm nga numri i banorëve, por edhe prej asaj çka i ka dhënë mbarë njerëzimit e qytetërimit të përbashkët botëror.

Peshë të cilën asnjë libër e as një mijë nuk mund ta mbajnë dot. Por ky që keni në dorë është një libër mjaft larg të mëtuarit të diçkaje të tillë. Synimi i tij është më i thjeshtë: t'i flasë lexuesit shqiptar me sytë e një bashkatdhetari të tyre që ka jetuar prej vitesh në këtë vend sa larg, edhe pranë tyre.

Jo për të qenë një surrogat i njohjes së drejtpërdrejtë të këtij vendi, por në të kundërt, një ftesë për ta vizituar atë dhe për të parë e provuar vetë se çka ofron. Bukuria e një vendi nuk lidhen vetëm me anën pamore, por edhe me njerëzit e tij dhe me kulturën që ata kanë krijuar ndër shekuj.

Prandaj në këtë libër do të trajtohen disa përfaqësues të kulturës materiale e shpirtërore të popullit kinez, si festat, kuzhina, zejet e artet, por theksi do të vihet te njerëzit dhe shoqëria e sotme kineze, që po përjeton një ndryshim të shpejtë.

Kur thua "Kinë", mbase ndër fjalët e para që bashkëshoqërohet me të është Shangai, kjo qendër e stërmadhe industriale, financiare, kulturore etj. "fytyra" më ndërkombëtare e Kinës dhe pasqyra e zhvillimit marramendës të saj, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.

Shangai është një qytet që "shtyp" me madhështinë dhe modernitetin e vet, me rrokaqiejt dhe rrugët ku makinat rrjedhin si një lumë i rrëmbyeshëm, jo vetëm dikë nga Shqipëria e vogël si unë, por edhe të ardhurin nga vendet më të mëdha e më të zhvilluara.

Sidomos natë, nëse hedh vështrimin nga ura magjepsëse mbi lumin Huangpu, që quhet si "lumi nën i Shangait", sheh detin e dritave shumëngjyrëshe që duken sikur të kapura përdore me njëra – tjetrën hedhin valle, duke të bërë të ndihesh si në një botë surrealiste.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186027
ean13
9789928186027
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2736

Botuesi: Tirana Times

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001948

Botuesi: Bota Shqiptare

Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O'Donnell

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Beteja e duhur, Ren Jianming dhe të tjerë

Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë. Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtytëse.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2941

Botuesi: Dituria

Historia e Zvicres, Thomas Maissen

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
750 Lekë
More
Ka mbaruar

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.
1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Duke qeverisur Kinën, Gu Qin

Kombi kinez është më pranë se kurrë arritjes së synimit të tij të ripërtëritjes së madhe. Ne zgjodhëm këtë periudhë kohore për të shqyrtuar me imtësi PKK – në, për të vëzhguar fjalët dhe veprat e saj, për të vlerësuar ecurinë e saj, si edhe për të përdorur penën tonë që të shpjegojmë historinë e saj, vlerësojmë gjendjen e tanishme dhe regjistrojmë...
900 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.
700 Lekë
More
Ne gjendje