Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen
  • Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

Botimet Dudaj

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

0,01 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet
Origjinali: Introduction to International Relations: Theories and Approaches
Gjinia: Marrëdhënie ndërkombëtare
Autori:Robert JacksonGeorg Sørensen
Shqipëroi: Idlir Hoxha
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 360
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-99943-0-320-5

Mbi librin

Çfarë janë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe si duhet t'i trajtojmë? Cilat teori kyçe i japin formë kuptimit tonë të disiplinës dhe si lidhen ato në praktikë me politikën botërore? "Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Botimi i katërt i këtij libri mësimor tepër të suksesshëm është tërësisht në sintoni me çështjet ndërkombëtare aktuale, si dhe me debatet në vazhdimësi rreth lëndës, duke siguruar në këtë mënyrë një paraqitje ideale të studimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Komente mbi librin

"Ky punim është një paraqitje e spikatur e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Autorët mbulojnë një gamë të gjerë qasjesh teorike dhe e bëjnë këtë në një mënyrë hetuese, që megjithatë është e kuptueshme. Me ekuilibrin dhe qartësinë e tij shembullore, libri meriton të lexohet gjerësisht nga studentët e rinj dhe pleq."

David Hendrickson, Colorado College

"Një libër mësimor unik dhe tepër i vlefshëm, që u ofron studentëve kuptime të përmbledhura të marrëdhënieve ndërkombëtare të çfarëdo lloji, si dhe të afrisë me njëra-tjetrën. Botimi i azhurnuar është edhe më i volitshëm për lexuesin dhe mbulon të gjitha debatet e reja të mirëfillta në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analizat e politikave të jashtme."

T. V. Paul, McGill University

"Jackson-i dhe Sørensen-i e ndriçojnë lëndën me një gërshetim të rrallë të mjeshtërisë teorike, argumentimit empirik dhe mprehtësisë normative të pashoqe. Rezultati është një libër që i ka këmbët në tokë në mënyrë të padiskutueshme, që demonstron karakterin në thelb njerëzor të marrëdhënieve ndërkombëtare – sukseset dhe mundësitë e tyre."

William Bain, University of wales, Aberystwyth

Mbi autorët

Robert Jackson është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike në Universitetin e Bostonit. Georg Sørensen është profesor i shkencave politike në Universitetin e Aarhus-it, Danimarkë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303205
ean13
9789994303205
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 2, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...
10,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare
11,05 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001964

Botuesi: LIRA

Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA - së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2519

Botuesi: Helga's Secrets

Testamenti Politik, Adolf Hitler

E përse Hilteri dhe Gjermania naziste të gjykohen nga brezi i sotëm vetëm mbi klishetë e thëna mbi nazizmin nga "fitimtarët"? Përse të mos e dëgjojmë edhe palën tjetër, apo "djajtë" e derisotëm?
7,23 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
6,80 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001964

Botuesi: LIRA

Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA - së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar