Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel
  • Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel
  • Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

SKU002012
IDK

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.

12,75 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gramatikë e qytetërimeve
Origjinali: Grammaire des civilisations
Gjinia: Histori
Autori: Fernand Braudel
Shqipëroi: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2009
Fq. 472
Pesha: 0.71 kg
ISBN: 978-99943-641-3-8

Mbi librin

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë...Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.

Kjo "gramatikë e qytetërimeve" që vazhdon prej vitesh të botohet e të ribotohet me sukses në mbarë botës, e përkufizon qytetërimin në marrëdhënie me hapësirën, shoqërinë, ekonominë dhe mentalitetet kolektive.

Komente mbi librin

"Një tekst që synon të tregojë dhe të provojë se historia, shkenca më e re dhe më tërheqësja ndër dijet njerëzore, mund të mësohet dhe, gjithashtu, se si duhet dhënë mësimi i saj. Një parim themelor: t'i bësh të interesuar ata të cilëve u drejtohet historia dhe t'u japësh mundësi ta përballojnë botën ku jetojnë duke e kuptuar atë. Në të vërtetë, sipas Braudel - it, nuk ka histori që nuk u përgjigjet, nëpërmjet pyetjeve dhe kthimit të së kaluarës, kureshtjeve, pasigurive dhe problemeve të së tashmes."

Maurice Aymard, drejtor i Shkollës së Studimeve të Larta Sociale, Administrator i Shtëpisë së Shkencave Njerëzore

"Braudel - i ka meritën e madhe se kuptoi që evolucioni historik është i papërmbajtshëm dhe se duhej dalë nga koncepti europeo - centrist që dominoi historiografinë e shekullit XIX dhe të gjysmës së parë të shek XX, për të ndërtuar më në fund një vizion global mbi botën. Mund të thuhet pa ngurrim se Fernand Braudel ka futur jo vetëm konceptin e historisë sociale por sidomos rolin e shoqërisë në historinë ekonomike."

Pierre Daix, historian, specialist i veprës së Braudel - it, shkrimtar, kritik arti, publicist

 

Detajet e librit
SKU002012

Referencat specifike

isbn
9789994364138
ean13
9789994364138
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 1, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.
10,63 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2519

Botuesi: Helga's Secrets

Testamenti Politik, Adolf Hitler

E përse Hilteri dhe Gjermania naziste të gjykohen nga brezi i sotëm vetëm mbi klishetë e thëna mbi nazizmin nga "fitimtarët"? Përse të mos e dëgjojmë edhe palën tjetër, apo "djajtë" e derisotëm?
7,23 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002062

Botuesi: IDK

Globalizimi i Islamit, Olivier Roy

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.
5,53 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, kur kalif Abdullai vuri re se ushtria e fundit që i kish mbetur, ishte shpartalluar, se të gjitha sulmet e tij kishin dështuar dhe se mijëra luftëtarët e tij trima ishin vrarë, e braktisi me nxitim fushën e betejës dhe, si u kthye në qytet, si një luftëtar trim dhe këmbëngulës.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
10,12 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
8,50 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
7,65 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2645

Botuesi: Skanderbeg Books

Ballkani, një histori e shkurtër, Mark Mazower

Ballkani i Mark Mazower – it është një panoramë e përmbledhur, po shumë e qartë lidhur me këtë rajon të gjymtuar nga luftërat, me trajtimin e shkurtër të historisë nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.
6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje