Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova
  • Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

SKU001292
Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arratisje nga Lindja
Origjinali: Arratisje nga Lindja
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 296
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-99943-33-62-3

Mbi librin

Në prag të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen Shekulli, deklaron: "Ju shprehni dyshime se mund të gjendemi përballë një kabineti të bindurish, pa asnjë vlerë politike dhe pa personalitet, të gjithë nën urdhrin e tij (Berishës).

Kjo më bën të qesh, sepse në fakt kjo është dëshira e kundërshtarëve tanë, që vijojnë të na akuzojnë se kryeministri Berisha nuk di të menaxhojë sipas stilit perëndimor, por vetëm sipas stilit oriental. Mos u frikësoni, prisni dhe pak dhe do ta shihni se kundërshtarët tanë, kudo qofshin, këtu apo jashtë Shqipërie, nuk do ta kenë dot në dorë as këtë shpresë të fundit.

Ne do të krijojmë të parën qeveri oksidentale sui generis në historinë e Shqipërisë... Zotërinj, ne demokratët kemi dalë në pahun e kohës për ta bërë perëndimor shtetin shqiptar dhe do ta bëjmë, se në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë" (Ngjela, 2005; kursivet tonat).

Redaktorët e gazetës, duke e konsideruar shprehjen e mësipërme si thelbin e intervistës, në krye të faqes së parë kishin vënë këtë titull: "Ngjela: Qeveria e re me frymë oksidentale". Kumti që Ngjela kërkon t'i përcjellë bashkëbiseduesit dhe publikut të lexuesve të gazetës mbështetet mbi një dikotomi midis Oksidentit dhe Orientit, apo Perëndimit dhe Lindjes, natyrshmëria e së cilës merret e mirëqenë.

Lihet e nënkuptuar se Oksidenti, apo Perëndimi, përfaqëson diçka të mirë, të lartë, të dëshirueshme, përderisa Ngjela jep zotimin se jo vetëm që qeveria do të qeverisë sipas stilit perëndimor, jo vetëm që ajo do të jetë qeveria e parë perëndimore sui generis, por edhe misioni i saj historik është bërja e shtetit perëndimor.

Mosarritja e këtij qëllimi zhvlerëson të gjitha arritjet e tjera që mund të ketë qeveria ("në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë"). Pra, Ngjela ka përmbledhur me një fjalë të vetme, shënuesin "Oksident", të gjithë programin e qeverisë. E kundërta e Oksidentit, e keqja, e poshtra, e padëshirueshmja është Orienti.

Argumenti i fundit i kundërshtarëve socialistë, me të cilin ata frikësojnë shqiptarët, është se Berisha do ta qeverisë vendin sipas mënyrës orientale. "Mos u frikësoni", - thotë Ngjela, sepse e kundërta do të dalë e vërtetë dhe kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit do t'u shkasë prej duarve edhe ky gur i fundit me të cilin po qëllojnë qeverinë e PD – së dhe të aleatëve të saj.

Bërja e Shqipërisë perëndimore, prej një qeverie perëndimore, nënkupton lëvizjen e shtetit prej gjendjes së tanishme drejt një gjendjeje më të mirë në të ardhmen, drejt Perëndimit. Një shtet perëndimor përfytyrohet si i zhvilluar, i rregullt, i lirë, i drejtë, i paqmë, demokrat, me mirëqenie etj. Lëvizja drejt tij quhet përparim. Kurse gjendja që mohohet, lihet pas në kohë, tejkalohet, emërtohet "Orient".

Me Orientin shoqërohen kuptimet e prapambetjes, rrëmujës, tiranisë, korrupsionit, luftës, anarkisë, mjerimit etj. Në janar 2007, në prag të zgjedhjeve vendore, Ngjela e shihte veten të spostuar prej shumicës qeverisëse, kurse takimi i kundërshtarëve të vjetër politikë Berisha-Nano trumbetohej nga shtypi qerveritar si "Aleancë perëndimore kundër absurdit Rama" (gazeta 55, 17.01.2007).

Rasti i intervistës së Ngjelës nuk është i veçuar, sepse që prej fillimeve të viteve 1990 ligjërimet politike, kulturore dhe shoqërore e paraqesin Shqipërinë dhe shqiptarët në një udhëtim të përfytyruar me vendmbërritje Perëndimin, por që më saktë mund të përshkruhet si një ikje, një arratisje, një shpëtim nga makthi që quhet Lindje.

Perëndimi dhe Lindja artikulohen herë si dy botë të ndryshme, herë si dy fuqi misterioze, që ndikojnë fatet e shqiptarëve, herë si dy epoka kohore, herë si sisteme politiko-shoqërore, herë si kultura, filozofi, fe, estetike, etikë apo mendësi të kundërta, duke formuar struktura kundërshtuese binare pa takim me njëra-tjetrën.

Ndërsa Perëndimi gjithmonë paraqitet si Parajsa për t'u synuar nga shqiptarët, Lindja është Ferri, prej zjarrit të së cilit duhet qëndruar sa më larg. Fjalët "Perëndim" dhe "perëndimor" janë kthyer në fetishe semantike për gjithçka që pëlqehet, lakmohet, dëshirohet, nderohet, respektohet. Mungesat apo të kundërtat e tyre emërtohet si "lindore" apo "orientale".

Realiteti krijohet i ndarë në dy kallëpe reduktuese, neve na mbetet të vendosim ngjarjet, njerëzit, rrethanat, kujtimet, idetë, sendet në njërën nga dy kategoritë e paracaktuara: në njërën për t'i ruajtur e në tjetrën për t'i grumbulluar para groposjes, braktisjes, harresës. Nuk bëhet fjalë për shuarje, mjegullim a dobësim të kufirit midis dy pjesëve, Shqipëria dhe shqiptarët thjesht duhet të kalojnë nga njëra pjesë në tjetrën, që përparimi të jetë thelbësor dhe i qëndrueshëm. Pra, të lihet pas Lindja e të shkohet në Perëndim.

Ligjërimi "Perëndim-Lindje" nuk është një dukuri vetëm e periudhës së paskomunizmit, në kuadër të dëshirës për t'u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në këtë libër do të tregojmë sesi "arratisja nga Lindja" është pjesë përbërëse e përfytyrimeve të elitave politike dhe intelektuale shqiptare mbi kombin shqiptar dhe modernizimin e tij që nga Rilindja Kombëtare e këndej.

"Arratisja nga Lindja" nuk është një qasje plotësisht origjinale për të kuptuar realitetin shqiptar dhe për të udhëzuar veprimin shoqëror. Kundërshtia binare Perëndim-Lindje, e quajtur "orientalizëm", është e importuar prej ligjërimeve kolonialiste e evrocentriste mbi Orientin. Hulumtimi i orientalizmit shqiptar, në frymën e një "historie të së tashmes", sipas terminologjisë së filozofit Mishel Fuko (Michel Foucault), është synimi i këtij libri.

Kreu i parë përbën kuadrin teorik për shtjellimet e mëtejshme, prandaj një lexim sado i përciptë i këtij kreu është i domosdoshëm për të ndjekur argumentin e librit. Krerët në vijim analizojnë shfaqje të orientalizmit shqiptar në periudha të historisë moderne: kreu i dytë përqendrohet te Rilindja Kombëtare, kreu i tretë dhe i katërt te vitet 1920-1930, kreu i pestë te vitet 1960-1980.

Pjesët e fundit të krerëve nga i dyti te i pesti paraqesin pikëtakime të orientalizmit të periudhës në fjalë me atë të periudhës së tanishme. Ky i fundit, d.m.th. orientalizmi bashkëkohor shqiptar i viteve 1990-2000, shtjellohet në kreun e gjashtë. Pas tij, kreu i fundit bën përmbledhjen e librit dhe paraqet argumentet për mundësitë e kapërcimit të orientalizmit në politikën dhe kulturën shqiptare.

Komente mbi librin

"Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar."

Besnik Pula

"Libri që lëvron në tokën djerr."

Abdi Baleta

"Një punim akademik i standardeve të larta."

Blendi Kajsiu

"Një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore."

Blerim Latifi

Mbi autorin

Enis Sulstarova, lindur në Tiranë më 1978, ka mbaruar studimet e larta për sociologji dhe masterin për shkenca politike dhe administrim publik në Middle East Technical University në Ankara të Turqisë. Ai është autor i librit: "Ligjërimi nacional në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi, paskomunizmi" (2003) dhe i një numri artikujsh akademikë.

Detajet e librit
SKU001292

Referencat specifike

isbn
9789994333623
ean13
9789994333623
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Ana e drejtë e historisë, Ben Shapiro

Si shoqëri, po harrojmë se pothuajse gjithçka e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori ka ndodhur për shkak të njerëzve që besuan në të dyja, vlerat judeo-kristiane dhe në fuqinë greke të arsyes. Në librin ‘’Ana e drejtë historisë’’, Shapiro kalon përmes më shumë se 3.500 viteve, dhjetëra filozofëve, dhe pjesës më të madhe të politikës moderne për të...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Nevoja për kombe, Roger Scruton

Ai shprehet se nuk guxojmë të eksperimentojmë me forma të reja, sepse jemi duke vënë në rrezik të arriturat e deritashme, konkretisht shtetin komb. Megjithëse Scruton përshkruan dhe i referohet realitetit anglez, ky libër i përshtatet shumë mirë realitetit shqiptar dhe sfidave të shoqërisë shqiptare përballë rritjes së propaganduesve dhe ithtarëve të...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Serbët dhe Arbërit: simbioza e tyre në mesjetë, Milan Šufflay

Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe. Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000037

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Faik Konica

Unë e Përdhunuara, Ramize Murtezi Shala

Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës  dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.
1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
2 500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
640 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
850 Lekë
More
Në gjendje