Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ndalesa e fundit e Auschwitz, Eddy de Wind
  • Ndalesa e fundit e Auschwitz, Eddy de Wind

Ndalesa e fundit e Auschwitz, Eddy de Wind

Botimet Dudaj

Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndalesa e fundit e Auschwitz
Origjinali: Eindstation Auschwitz
Kategoria: Histori
Autori: Eddy de Wind
Perktheu: Agim Doksani
Botues: Dudaj
Viti: 2023
Fq. 242
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-99943-0-698-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Një dëshmi unike, e shkruar mes mureve të kampit, për të mos harruar tmerrin e Aushvicit.

Aty nga fundi i vitit 1944 gjermanët nisin braktisjen e Aushvicit, ndërkohë që Ushtria e Kuqe po afrohet. Marrin me vete shumicën e të burgosurve të mbetur duke i detyruar t’u nënshtrohen marshimeve rraskapitëse drejt kampeve të përqendrimit të Gjermanisë. Për t’i shpëtuar atij fati Eddy De Wind fshihet në njërën nga barakat, në një kapicë veshjesh; Friedeli, e shoqja, s’merr guximin të bëjë si ai. Disa ditë më vonë Eddy gjen një bllok të flakur tej dhe nis të shkruajë historinë e tij.

Ai dhe Friedeli u njohën në kampin transit të Westerborkut, në Vendet e Ulëta. Si të rinj e të shëndetshëm që ishin, i kishin vënë të punonin: Eddy si mjek, Friedeli si infermiere. Kishin ndenjur bashkë, ishin dashuruar dhe martuar gjithnjë brenda kampit, por ajo parantezë e brishtë qetësie e paqeje s’ishte e thënë të zgjaste. Hipur në karvanët e vdekjes, edhe ata ishin shpërngulur në Aushvic.

Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306985
ean13
9789994306985
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Sekretet e Stambollit, Corrado Augias

Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Korridori i ngushtë, Daron Acemoglu, James A. Robinson

Sot gjendemi mes një kohe destabilizimi pikëllues. Rreziku në hori- zont, nuk është vetëm humbja e lirisë politike - por dhe shpërbërja e pros- peritetit dhe sigurisë që varen në mënyrë kritike nga liria.
22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Rënia e Perëndimit, Oswald Spengler

Filozofinë e këtij libri ia detyroj filozofisë së Goethe-s, e cila është praktikisht e panjohur sot, dhe gjithashtu (por në një shkallë shumë më të vogël) asaj të Niçes.
16,65 
More
Në gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.
9,99 
More
Në gjendje

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000753

Botuesi: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
4,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001889

Botuesi: Te tjere

Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Ushtria e askujt, Paul Scharre

 Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.
16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
11,10 
More
Ka mbaruar