Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Ferdinant Leka
  • Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Ferdinant Leka

Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Ferdinant Leka

Infbotues

Nëpërmjet këtij libri tregohet historia sipas deshmive dhe dëshmitarëve më të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të mëdha, por edhe të disa aspekteve të jetës së përditshme të popujve të lashtë, që nga Europa deri në Lindjen e Largët.

11,05 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër
Origjinali: Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër
Kategoria: Histori
Autori: Ferdinant Leka
Botues: Infbotues
Viti:  2016
Fq.  688
Pesha: 1.000 kg
ISBN: 978-9928-173-37-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Nëpërmjet këtij libri tregohet historia sipas deshmive dhe dëshmitarëve më të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të mëdha, por edhe të disa aspekteve të jetës së përditshme të popujve të lashtë, që nga Europa deri në Lindjen e Largët.

Këtu janë lënë të flasin dokumentet që i kemi trashëguar nga ata popuj të lashtë, në format më të ndryshme si: mbishkrime mbi monumente, të skalitura me alfabete të deshifruara me kompetencë të madhe e me durim prej murgjish nga shkencëtarët e studiuesit e gjuhëve të lashta të zhdukura, fletë dhe dokumente që i kanë shpëtuar dëmtimeve të pariparueshme të kohës, në libra kronikash e historish nga historianë e shkrimtarë që i kanë jetuar vetë ngjarjet ose kanë qenë më afër në kohët kur janë zhvilluar.

Ky libër është një ndihmesë që do t'i shërbejë mësuesve e pedagogëve të historisë, studentëve të historisë dhe të shkencave politike si literaturë plotësuese, politikanëve e çdo lexuesi që kërkon ta vërtetojë më tej se jeta e qytetërimi i ka rrënjët shumë më të vjetra nga sa mund të besohet ndonjëherë.

Detajet e librit
Infbotues

Referencat specifike

isbn
9789928173379
ean13
9789928173379
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000753

Botuesi: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Chernobyl, Serhii Plokhy

Në Çernobil, Serhii Plokhy bazohet në burime të reja për të treguar historitë dramatike të zjarrfikësve, shkencëtarëve dhe ushtarëve që shuanin heroikisht ferrin bërthamor.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne, Jack Weatherford

Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Antikiteti, Eva Brinja

Amantia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pozicionimin e saj si një rrugë dalje për në det për qendra të tjera.
25,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001968

Botuesi: Botart

Atje larg ne fund te botes, Pirro K. Andoni

e hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA - n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Epitafi i Perikliut, Thukydhidhi

Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Grekët, vendi dhe njerëzit që nga koha e luftës, James Pettifer

Nga njëra anë, metoda e qasjes gjithëpërfshirëse, dhe nga ana tjetër analizë e hollë e realitetit të sotëm grek, në të gjithë përbërësit e tij dhe larg skemave idilike që i janë imponuar historiografisë mbi Greqinë qysh nga koha e Eomanticizmit evropian, i mundësojnë lexuesit të kuptojnë “shpirtin”, apo më saktë, “shpirtrat” që kanë përcaktuar rrugëtimin...
10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje