Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fjalor i teknologjisë së informacionit anglisht - shqip, Erion Çano, Edmond Tupja
  • Fjalor i teknologjisë së informacionit anglisht - shqip, Erion Çano, Edmond Tupja

Fjalor i teknologjisë së informacionit anglisht - shqip, Erion Çano, Edmond Tupja

...duke synuar plotësimin e mungesës së fjalorëve bashkëkohorë nga fusha e teknologjisë së informacionit, si edhe me vullnetin për të mbrojtur dinjitetin e gjuhës shqipe, autorët e këtij libri i propozojnë sot publikut këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban edhe njohuri enciklopedike të përfshira në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme.

12,84 CHF
11,56 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor i teknologjisë së informacionit anglisht - shqip
Kategoria: Fjalorë
Autori: Erion Çano, Edmond Tupja
Botues: Pegi
Viti: 2022
Fq: 178
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-9928-371-35-5
This book is in Albanian

Teknologjia e informacionit, gjuha shqipe, gjuha angleze, fjalorë terminologjikë

Mbi librin
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm. Shpikje të tilla si kompjuteri personal, interneti, tregtia elektronike, telefonat e mençur, rrjetet shoqërore virtuale e shumë dukuri të tjera, kanë sjellë ndryshime të stërmëdha në kulturën dhe komunikimin tonë të përdotshëm. Nag ana tjetër, paralelisht, hyrja e vrullshme e fjalëve angleze ka qenë e pakontrolluar, sidomos në gjuhën e folur, Problemet e mospërshtatjes së fjalëve të huaja po vihen re edhe në botime, madje edhe në tekstet shkollore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin gjuhësor dhe shkencor të të rinjve e të rejave.
Në këtë kuadër, duke synuar plotësimin e mungesës së fjalorëve bashkëkohorë nga fusha e teknologjisë së informacionit, si edhe me vullnetin për të mbrojtur dinjitetin e gjuhës shqipe, autorët e këtij libri i propozojnë sot publikut këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban edhe njohuri enciklopedike të përfshira në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme. Janë përfshirë në tërësi rreth 3 mijë zëra, ndër të cilët, afro 2250 fjalë që mbartin gati 2670 kultime (nëse kemi parasysh fjalët me më shumë se një kuptim), 520 shkurtesa dhe 230 shprehje që përbëjnë koncepte të rëndësishme. Jepen gjithashtu 2510 përkufizime, 1970 shembuj përkthimi, 240 lidhje sinonimie dhe 360 lidhje antonimie. Të gjitha këto veçori e bëjnë këtë fjalor të vlefshëm jo vetëm për specialistët, studentët dhe pedagogët e teknologjisë së informacionit, por edhe për këdo që ka kurreshtje rreth kësaj fushe.

Detajet e librit
9789928371355
9789928371355
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000976

Botuesi: Dituria

Fjalor Frengjisht-Shqip, Shqip-Frengjisht, Drita Hadaj

Fjalori jep fondin themelor të gjuhës, disa nga termat më të zakonshëm, nga fushat më kryesore të jetës. Shkurtimet, shtojca e foljeve të parregullta, emrat gjeografikë e bëjnë këtë fjalor të nevojshëm për një përdorues të frëngjishtes.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001648

Botuesi: Te tjere

Fjalor emrash, Vladimir Zoto

Një enciklopedi e emrave vetjakë. Të gjithë emrat iliro - shqiptarë, mijëra emra të huaj, emra historikë, mitologjikë, të moçëm e të rinj dhe të shoqëruara me shpjegime të hollësishme të kuptimit të tyre. Një libër për të gjithë: për ata që duan të dinë kuptimin dhe prejardhjen e emrit të tyre dhe për të gjithë ata që kërkojnë një emër të ri.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
28,89 CHF 32,10 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000816

Botuesi: Ideart

Fjalor i madh italisht-shqip, Abedin Preza, Ervin Preza

E veçanta e Fjalorit të madh italisht – shqip, me autorë Abedin dhe Ervin Preza është fakti se ai është më i ploti, më izgjeruari, më i larmishmi i hartuar gjer sot, që përmbledh plot 70.000 fjalë-tituj, mbi 1.000 fjalë dhe shprehje idiomatike të cilat kanë ardhur së bashku me kuptimet e tyre analoge, si dhe përmbi 150.000 shembuj ilustrues.
28,89 CHF 32,10 CHF
More
Ka mbaruar