Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty
  • Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Filozofia dhe e ardhmja
Origjinali: Homo metaphysicum dhe poezia
Kategoria: Filozofi
Autori: Richard Rorty
Perktheu: Adriana Anxhaku
Botues: Geer
Viti: 2011
Fq. 296
Pesha: 0.300 kg
ISBN: 978-99956-16-23-6
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi autorin

Richard McKay Rorty (4 tetor 1931 - 8 qershor 2007) ishte një filozof amerikan i shkolluar në Universitetin e Çikagos dhe në Universitetin e Yale, ai kishte interesa dhe trajnime të forta si në historinë e filozofisë ashtu edhe në filozofinë analitike bashkëkohore, nga të cilat kjo e fundit arriti të përbënte fokusin kryesor të punës së tij në Universitetin Princeton në vitet 1960. Më pas, ai hodhi poshtë traditën e filozofisë sipas së cilës njohuria përfshin përfaqësimin e saktë (një "pasqyrë të natyrës") të një bote ekzistenca e së cilës mbetet plotësisht e pavarur nga ai përfaqësim.

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford . Ndër librat e tij më me ndikim janë Filozofia dhe Pasqyra e Natyrës (1979), Pasojat e Pragmatizmit (1982) dhe Kontigjenca, Ironia dhe Solidariteti (1989).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995616236
ean13
9789995616236
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001262

Botuesi: Te tjere

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001884

Botuesi: Te tjere

Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të...
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

E qeshura, Henri Bergson

Në këtë ese të famshme, të përbërë nga tre artikuj të botuar më së pari në Revue de Paris, Bergson analizon fenomenin e së qeshurës, veçanërisht atë të shkaktuar nga komikja.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?
400 Lekë
More
Në gjendje

Psikologji Shqiptare, Kledi Rama

Psikologji Shqiptare në thelb, është një publicistikë, ku zënë vend problemet e përditshme si dhe shtjellohet psikologjia e të menduarit në Shqipëri me të mirat e të këqijat e saj.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Ç'është filozofia, Gilles Deleuze, Felix Guattari

Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivalëve të saj? Filozofia duhet të na thotë se cila është natyra krijuese e konceptit dhe cilët janë ortakët e saj, mes të cilëve plani i imanencës.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Udhëtari dhe hija e tij, Friedrich Nietzsche

Më në fund mbërriti ajo orë që të mbështjell në renë e artë të mungesës së dhimbjes në të cilën shpirti shijon lodhjen e vet dhe i lumtur, në lojën e durueshme me durimin e vet, i ngjan valëve të një liqeni që në një ditë të qetë vere, në reflekset e qiellit shumëngjyrësh të mbrëmjes, murmurijnë mbi breg, murmurijnë e pastaj heshtin, pa fund, pa qëllim,...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
560 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
300 Lekë
More
Ka mbaruar