Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck
  • Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

SKU000592
Te tjere

TitulliRruga në të cilën rrallë shkohetAutoriScott PeckPërktheuLatif AjrullaiShtëpia botueseAlbasf. 176Pesha: 0.18 Kg.Mbi autorin dhe librinScott Peck është psikiatër i njohur am

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 592 Lekë Up to 1 777 Lekë
600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rruga në të cilën rrallë shkohet
Autori: Scott Peck
Përktheu: Latif Ajrullai
Shtëpia botuese: Albas
f. 176
Pesha: 0.18
Kg.
Mbi autorin dhe librin

Scott Peck është psikiatër i njohur amerikan i cili ka shkruar një seri veprash të karakterit psikologik e filozofik. Ka lindur në vitin 1936 në New York.Studimet i ka mbaruar në fakultetin e mjeksisë (Case Western Reserve University). Në vitin 1972 ai ka marrë gradën e Leitant Kolonelit. Prej vitit 1983 Peck drejton klinikën e tij private psikiatrike në Litchfield Country. Libri ”Rruga në të cilën rrallë shkohet” është shitur në 6 milion kopje vetëm në SHBA. Më pas shumë shpejt ai është përkthyer në njëzet gjuhë të botës duke shënuar një numër rekord përsa i përket librave psikologjikë.Libri i psikanalistit bashkëkohës Skot Pek "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit sot në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanrisht, kur gjendemi në udhëkryq. Para se ta përgatisnim librin, unë (Përkthyesi) dhe kolegët e mi, menduam që ky botim do të ishte veçanërisht i vlefshëm për lexuesin shqiptar, i cili nuk e ka patur asnjëherë mundësinë dhe kulturën për të kërkuar trajtim terapeutik.Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të medha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë,por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Skot Pek-un, por dhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të tjerëve.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000592
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bard

Koncepti i postmodernës, Hans Bertens

I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Refleksione, Montesquieu

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
216 Lekë 240 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Shkurtësia e jetës, Seneca

Jo vetëm që kanë kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre, por i bashkëngjisin çdo epokë ekzistencës së tyre. Nëse me fuqinë dhe madhështinë e mendjes arrijmë të kapërcejmë kufijtë e ngushtë të dobësisë njerëzore, e gjatë do të jetë koha për të jetuar”. Seneka i inkurajon lexuesit të jetojnë në të tashmen dhe të përshtaten me një jetë kuptimplotë – në harmoni me...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje