Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Traktat mbi tolerancen, Voltaire
  • Traktat mbi tolerancen, Voltaire

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

SARAS

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën.

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Traktat mbi tolerancën
Origjinali: Traité sur la tolérance
Gjinia: Filozofi
Autori: Voltaire
Shqipëroi: Fari Laçka
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2015
Fq. 236
Pesha: 0.316 kg.
ISBN: 978-9928-152-27-5

Mbi librin

I shkruar në vitin 1763 nga Volter "Traktati i tolerancës" është kthyer në bestseller jo vetëm në Francë pas ngjarjeve në revistën satirike "Charlie Hebdo". "Toleranca dhe harmonia fetare, nuk i ka bërë keq askujt, është mostoleranca ajo që ka shkaktuar këtë kasaphanë në të cilën jemi bashkëjetues". Kështu shkruan Volter më vitin 1763 në librin "Traktat mbi tolerancën", një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë për besimin fetar dhe raportin mes fesë dhe individit.

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke shkruar këtë traktat mbi tolerancën.

Aty ai paraqet të gjitha gjasat e rreme dhe mangësitë e padisë së procesit kundër plakut Kalas dhe shpjegon se si paragjykimi kundër protestantëve shtyu njerëzit dhe gjykatësit të merrnin vendimin më të rëndë: dënimin me vdekje. Gjykata e Tuluzës, më 9 mars të vitit 1762 , megjithëse ky nuk ishte një krim i kryer prej tij, pasi i biri kishte vrarë veten. Torturat ndaj Kalasit e bënë atë të pranonte krimin.

Volter e merr këtë histori të ndodhur në Tuluzë për ta kthyer në një himn të akuzave që bëheshin në emër të fesë, dhe se si kjo e fundit shpesh keqinterpretohej duke u akuzuar dhe për krime.

"Atje ku rreziku mbart edhe anë të mira, frika davaritet dhe mëshira fashitet. Por, kur një baba i pafajshëm bëhet pre e gabimit, pasionit, apo fanatizmit; kur i akuzuari ka për mbrojtje vetëm virtytin; kur nëse dënojnë dikë, gjykatësit e fatit të tij ia hedhin pa u lagur dhe ky dënim quhet thjesht një gabim; kur ia shkojnë kokën në satër dikujt, por nuk u hyn gjemb në këmbë, atëherë zëri i popullit çan qiejt, gjithkush kërkon të ruajë kokën, duket që askush nuk është i sigurt para një gjykate të ngritur për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të gjithë zërat së bashku thërrasin për të kërkuar shpagim.

Në këtë mesele të çuditshme, bëhej fjalë për fe, vetëvrasje dhe atëvrasje. Çështja ishte nëse babai dhe nëna kishin mbytur birin e tyre për hir të Zotit, nëse vëllai kishte mbytur vëllain, nëse miku kishte mbytur mikun, apo nëse ishte edhe faji i gjykatësve që kishin shpënë mbi rrotën e vdekjes një baba të pafajshëm, apo që i kishin falur jetën një nëne, një vëllai, një miku fajtor", shkruan Volter në kapitullin e parë të librit.

I konsideruar gjithnjë si një nga traktatet më të mira të shkruara ndonjëherë për besimin dhe mënyrën sesi duhet ta shohim atë, ky libër është kthyer këto kohë në një nga librat më të shitur në Francë pas ngjarjeve në revistën satirike "Charlie Hebdo", ku humbën jetën 20 vetë. Redaktori i "Charlie Hebdo", Stephane Charbonnier, i cili humbi jetën gjatë sulmit fatal, kishte shkruar dy libra bazuar në historinë e Volterit.

Më shumë se dy shekuj jetë, libri i Volterit vazhdon t'i flasë kohës dhe shoqërisë së sotme, duke apeluar mbi rëndësinë e tolerancës fetare. Duket sikur Volter e parashikon të ardhmen, atë çfarë po ndodh sot në emër të fesë, trazirat në Lindjen e Mesme, apo vrasjet në emër të IS. Në paragrafin e parë të librit ai shkruan se "kjo është jo vetëm një 'nga ngjarjet më të pazakonta që meritojnë vëmendjen e brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm', por edhe një mësim i mirë që duhet të nxjerrin të gjitha kombet e shoqëritë e sotme".

Traktat mbi tolerancën është ese e shkruar në vitin 1763 nga shkrimtari dhe filozofi i shquar francez, François Marie Arouet, ose siç njihet ndryshe, Volter. Lindur më 21 nëntor të vitit 1694, ai ishte një nga ata filozofë të shekullit të Përndritjeve, një figurë shumë komplekse që u dallua për mprehtësinë, kritikat e ashpra drejtuar fesë, në veçanti asaj katolike, mbrojti lirinë e besimit, të shprehjes, ndarjen e shtetit nga kisha dhe luftoi sidomos kundër dogmave fetare dhe mostolerancës.

Shekulli i tetëmbëdhjetë kur jetoi Volteri, është kohë ndryshimesh të mëdha në shumë aspekte të jetës, veçanërisht në shkencë e filozofi dhe siç thotë ky shkrimtar 'në shpirtrat e mendjet e njerëzve ka ndodhur një revolucion'... "Drita po përhapet nga të gjitha anët", shkruan ai në vitin 1765. Por, edhe në këtë atmosferë të re ku ishte futur shoqëria njerëzore, siç shprehet ai përsëri "te njeriu ka mbetur ende zgjyra e fanatizmit".

Ndaj dhe ky shkrimtar i jashtëzakonshëm bëhet pishtar i lirisë dhe armik i përbetuar i paragjykimeve, fanatizmave, dogmave dhe fesë, por asaj feje që në disa periudha e zhyti njerëzimin në padituri dhe rrënim, pavarësisht se, me sa kuptojmë nga ato që shkruan, vetë Volteri e pranon se Zoti ekziston.

Kjo ese është një kambanë e cila lajmëron se fanatizmi i ka rrënjët ende të forta dhe vështirë se mund të shkulen nga mendja dhe shpirti i disa njerëzve, të cilët besojnë te feja ose verbërisht, ose qëllimthi për të përfituar prej saj. Mjeshtërinë e tij e kanë vlerësuar të gjithë ata që kanë lexuar edhe vepra të tjera të njohura, apo të panjohura. Mjafton të përmendim këtu Zagigun, apo Kandidin, dy pamflete të fuqishme kundër dhunës, urrejtjes, vrasjeve, luftërave e gjëmave të historisë, shtypjes dhe zvetënimit të qenies njerëzore.

Historia e Zhan Kalasit është kthyer në një histori simbol të krimeve në emër të fanatizmit fetar. Si njohës i mirë i çështjeve fetare dhe ligjore, gjatë gjithë esesë shkrimtari sjell fakte mbresëlënëse nga epoka, shoqëri dhe bashkësi të ndryshme fetare dhe duke i gërshetuar me njëra-tjetrën, ai përfundon librin pikërisht aty ku ka zanafillën, rehabilitimi i figurës së plakut Kalas si nder i tolerancës dhe turpi i mostolerancës, një tregues i qartë se deri ku mund ta shpjerë fanatizmi mendjen dhe shpirtin e njeriut.

Volteri është një nga ata luftëtarë të cilin arsyeja e udhëheq gjithmonë drejt qëllimit që i ka vënë vetes: të jetë avokati mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe armik i përbetuar i çfarëdo lloj shtypjeje, tiranie e fanatizmi. Ashtu si në shumë vepra të tjera, ironia e tij shumë e hollë dhe therëse, nxjerr më në pah paradokset njerëzore të ndikuara nga rryma e teori të ndryshme fetare.

Nuk ngurron ky shkrimtar i guximshëm të kritikojë edhe figura të njohura fetare, në shënjestrën e të cilit vihen edhe vetë 'mëkëmbësit e Zotit mbi tokë', papët e Romës, duke treguar se vetëm duke pasur guximin t'u kundërvihemi dukurive të tilla, atëherë do të mund njeriu që ta shndërrojë shoqërinë dhe vlerat e krijuara deri më sot në një qytetërim më fisnik, më të dhembshur e fundja, thjesht më njerëzor.

Fragment nga libri

Lutje Zotit

Tani nuk po u drejtohem njerëzve, por ty, Zot i të gjitha qenieve, botëve dhe kohërave. Nuk e di nëse lejohet që krijesa të dobëta, të përhumbura në pafundësi dhe të papërfillshme në gjithësi, të guxojnë të të kërkojnë diçka ty që ke dhënë gjithçka, në bazë të rregullave të pandryshueshme dhe të përjetshme, të denjosh të shikosh me zemërgjerësi gabimet që edhe pse vijnë nga natyra jonë, të mos bëhen mynxyrat tona.

Nuk na ke dhënë zemrën të urrejmë, e duar të theremi. Bëj që t'i ndihim njëri-tjetrit për të mbartur barrën e kësaj jete të vështirë kalimtare; që dallimet e vogla mes rrobave në trupat tanë të dobët, mes gjuhëve tona të cekëta, mes zakoneve qesharake, mes ligjeve të papërsosura, mes opinioneve të pamend, mes kushteve kaq të ndryshme në sytë tanë, por që s'kanë dallim para teje; që të gjitha këto çikërrima mes thërrmijave të quajtura njerëz të mos jenë shenja urrejtjeje dhe përndjekjeje; që ata të cilët ndezin qirinjtë në mes të ditës për të kujtuar emrin tënd, të përkrahin ata që kënaqen me dritën e diellit që u fale; që ata të cilët mbulohen me pëlhurë të bardhë për të thënë se duhet të të duam, mos urrejnë ata që thonë të njëjtën gjë, por nën rasën e zezë; që adhurimi ynë të jetë njësoj, qoftë në një gjuhë të lashtë, qoftë në një të re; që ata të cilët veshin petkun e kuq, që zotërojnë një grusht baltë nga kjo tokë dhe që kanë copëza metali vezullues, të gëzojnë përultësisht atë që e quajnë madhështi dhe pasuri dhe të tjerët t'i shohin pa smirë.

Sepse ti e di që për këto kotësira nuk ka, as pse të zilepsesh, as pse të mburresh. Kurrë mos u harroftë se njerëzit janë vëllezër! Paçin urrejtje vetëm për tiraninë që rëndon mbi shpirtra, ashtu siç neveriten nga banditizmi që rrëmben me dhunë frytet e punës dhe të djersës. Nëse gjëmat e luftës nuk shmangen dot, mos e urrejmë, mos e shqyejmë njëri-tjetrin në prehrin e paqes dhe ta përdorim këtë jetë për të bekuar njësoj nga Azia në Amerikë, në mijëra gjuhë, mirësinë tënde që na ka sjellë në këtë botë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928152275
ean13
9789928152275
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Wordsworth Classics

Leviathan, Thomas Hobbes

Leviathan begins from some shockingly naturalistic starting-points: an analysis of human nature as being motivated by vain-glory and pride, and a vision of religion as simply the fear of invisible powers made up by the mind. Yet from these deliberately unpromising elements, Hobbes constructs with unparalleled forcefulness an elaborate, systematic, and...
6,38 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2245

Botuesi: Plejad

Studime sociologjike, Max Weber

Max Weber (1864 – 1920), ekonomist i shquar dhe njëri nga themeluesit kryesorë të sociologjisë moderne dhe sociologjisë së fesë. Konceptet, analizat dhe teoritë e tij kanë arritur të kenë një domethënie universale në historinë e kësaj shkence, aq sa ai sot njihet si njëri nga sociologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
5,53 GBP
More
Ne gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikim

Ky tekst prestigjioz i shtëpisë botuese universitare “Oxford University Press”, është përzgjedhur prej vitesh si literaturë bazë për studentët e Komunikimi
12,75 GBP
More
Në gjendje

Gazetaria investiguese, Hugho de Burgh

Gazetaria investiguese ka ndihmuar në rrëzimin e qeverive, burgosjen e politikanëve, nxitjen e legjislacionit, zbulimin e gabimeve të gjyqësorit dhe turpërimin e korporatave. Madje edhe sot, kur një pjesë e madhe e medias bashkëpunon fshehurazi me pushtetin dhe kur ligësia dhe sensacioni janë elementë bazë të medias dikur të virtytshme, gazetaria...
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Vintage

Psychedelics, Aldous Huxley

In 1953, in the presence of an investigator, Aldous Huxley took four-tenths of a gramme of mescalin, sat down and waited to see what would happen. When he opened his eyes everything, from the flowers in a vase to the creases in his trousers, was transformed. 
5,31 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Filozofia moderne, Roger Scruton

Ka gjëra të pandryshueshme të natyrës njerëzore – morali, estetika dhe politika – të cilat ne nuk i përfillim në rrezikun tonë, dhe të cilat ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë. Ndoshta detyra kryesore për filozofinë në kushtet moderne, është të shfajësojë botën njerëzore duke treguar që aludimet shoqërore që nënvizojnë të kuptuarit tonë, janë të...
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.
6,80 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
2,55 GBP
More
Ka mbaruar