Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Stereotipat dhe rolet gjinore, Susan A. Basow
  • Stereotipat dhe rolet gjinore, Susan A. Basow

Stereotipat dhe rolet gjinore, Susan A. Basow

Dituria

Libri më përfshirës dhe i bazuar në kërkime, që trajtojnë stereotipat dhe rolet gjinore aktualisht të mundshme. I kuptueshëm dhe ndërdisiplinor. Basow e mbështet materialin e vet në psikologji, sociologji, studimet e grave, ekonomi, shkencë politike, antropologji dhe biologji.

13,60 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stereotipat dhe rolet gjinore, botimi i tretë
Origjinali: Gender, stereotypes and roles
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Susan A. Basow
Shqipëroi: Edlira Haxhiymeri, Eglantina Gjermeni
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 408
Pesha: 0.596 kg.
ISBN: 978-99927-59-12-7

Mbi librin

Libri më përfshirës dhe i bazuar në kërkime, që trajtojnë stereotipat dhe rolet gjinore aktualisht të mundshme. I kuptueshëm dhe ndërdisiplinor. Basow e mbështet materialin e vet në psikologji, sociologji, studimet e grave, ekonomi, shkencë politike, antropologji dhe biologji.

Studim i bazuar. Me më shumë se 2000 referenca të reja, ky libër është teksti më i bazuar në kërkime shkencore në llojin e vet. Përfshirës. Autorja integron në tekst diskutime të thelluara për racën, etninë, klasën dhe orientimin seksual dhe u kushton krerë të veçantë çështjeve të familjes, miqve dhe dashurisë.

I përditësuar. Basow sjell të dhëna të reja kulturore që lidhen me temën kryesore: informacionin më të fundit për AIDS-in, shtatzëninë, abortin dhe seksin në martesë, kërkimet më të fundit për shtresëzimin gjinor, një vështrim i ri për prindin e vetëm (single), rolet e shumëfishta, mitet e nënës posesive, babait homoseksual etj.

Sipas shumë gjasash, ky libër është teksti më i përditësuar për rolet dhe stereotipat gjinore. Ai trajton të gjitha temat e "vjetra" që lidhen me gjininë dhe me fushën përkatëse, duke përfshirë informacionin për studimet për AIDS – in, të dhëna për ndryshimet në familje etj. Ai është i pasur me referime, pjesa më e madhe e tyre nga shkrimet dhe studimet më të reja.

Qartësia në të shkruar e bën librin të lehtë dhe të kuptueshëm për studentët e padiplomuar që ende nuk e njohin fushën, sa për studentët e diplomuar, ky është një libër i mirë për t'iu referuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992759127
ean13
9789992759127
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
4,68 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti antik, Fustel de Coulanges

"Qyteti antik" del nga botimi në tetor 1864. Nëntitulli i tij është "Studim mbi Kultin, të Drejtën, Institucionet e Greqisë dhe të Romës"; autori, krejt i panjohur, është profesor i ri i historisë në Universitetin e Strasburgut; qëllimi i tij: të shkruajë "historinë e një besimi.
15,30 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
7,23 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Filozofia, historia dhe problemet, Samuel Enoch Stumpf

Ky vëllim është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë është një histori e filozofisë perëndimore, ndërsa pjesa e dytë përmban shkrime që kanë të bëjnë me problemet themelore të filozofisë. Këtu lexuesi do të gjejë literaturën origjinale të autorëve filozofë si dhe një trajtim historik të vetë autorëve e të zhvillimit të ideve të tyre.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2175

Botuesi: Dituria

Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze

Ky libër është i pari që shqyrton orientimin seksual nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare njerëzore. Ai nuk "krijon" thjesht një platformë të drejtash dhe diskuton për "hyrjen" e tyre në të drejtën njerëzore.
9,35 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje