• Banner

Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze
  • Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze

Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze

Ky libër është i pari që shqyrton orientimin seksual nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare njerëzore. Ai nuk "krijon" thjesht një platformë të drejtash dhe diskuton për "hyrjen" e tyre në të drejtën njerëzore.

1 100 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Orientimi seksual: një e drejtë njerëzore, një ese për ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut
Origjinali: Sexual orientation: a human right, an essay on international human rights law
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Eric Heinze
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2002
Fq. 408
Pesha: 0.498 kg
ISBN: 978-99927-47-76-5

Mbi librin

Ky libër është i pari që shqyrton orientimin seksual nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare njerëzore. Ai nuk "krijon" thjesht një platformë të drejtash dhe diskuton për "hyrjen" e tyre në të drejtën njerëzore. Ai analizon gjithashtu si duhet të ndërtohen normat ndërkombëtare për të përfshirë të drejtat kundër diskriminimit, në bazë të orientimit seksual, duke përfshirë të drejtën e privatësisë, barazisë, ligjërimit dhe të shprehurit.

Ai ngre çështje të relativizmit kulturor, besimit fetar, shkencës sociale dhe teorisë legale. Ai u drejtohet në radhë të parë juristëve të së drejtës ndërkombëtare, organizatave të të drejtave të njeriut, organizatave të të drejtave të gejve, studentëve të drejtësisë dhe kujtdo që interesohet në përhapjen e rolit të së drejtës ndërkombëtare si një faktor i mrekullueshëm kundërshtimi ndaj persekutimit dhe diskriminimit në botë.

Mbi autorin

Eric Heinze është studiues mjaft i njohur dhe autor i shumë librave rreth çështjeve të ndryshme të të drejtave njerëzore dhe civile. Ai është anëtar i Kolegjit të Avokatëve të Nju Jorkut dhe Masaçusetsit dhe ka marrë doktoraturën në drejtësi me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leidenit në Hollandë.

Detajet e librit
2175
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)