- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
Titulli: Formësimi i kujtesës kolektive: Ngjarjet në Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe Postribë, 1945 – 1946
Origjinali: Formësimi i kujtesës kolektive: Ngjarjet në Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe Postribë, 1945 – 1946
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Fabian Kati
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 254
Pesha: 0.299 kg.
ISBN: 978-9928-39-190-19-2
"Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe... Dëshmitë e tyre, në fakt, janë një kambanë që bie për shoqërinë shqiptare, e cila edhe sot është potencialisht e ngarkuar me po atë ngarkesë negative të ideologjisë së mospranimit krahinor dhe fetar të Veriut... Është një kambanë që bie qetësisht, si një fugë e Bahut, për të na kujtuar Requiem – in e një shoqërie që do të bëjë festa në një sallon ku ende është një kufomë e pavarrosur, fshehur prapa perdesh..."
Rudolf Marku
"Ky projekt kërkimor, i pari në llojin e tij në Shqipëri, do të kontribuojë për ndërtimin e një kuadri origjinal metodologjik dhe konceptual, i cili do të shërbejë si model për studime të mëtejshme lidhur me kujtesën kolektive/ individuale për ngjarje të veçanta historike gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri (1944 – 1991)."
Gazeta Mapo
Fabian Kati u lind të Tiranë më 1963. Shkollën e mesme e kreu pranë gjimnazit "Qemal Stafa". Pas mbarimit të shkollës së mesme dënohet për agjitacion e propagandë me 5 vite burg në Spaç. Më 2 korrik 1990 hyn në Ambasadën Italiane dhe largohet më pas drejt Italisë për t'u vendosur në Firence.
Më 1994 fillon studimet pranë Fakultetit të Shkencave Politike "Cesare Alfieri", Universiteti i Firences. Më 1998 diplomohet dhe punon në institucione të ndryshme italiane për projekte që lidhen me zhvillimet në Ballkan. Më 2000 vendoset në Angli për të ndjekur studimet "Master në Sociologjinë e Proceseve Kulturore" pranë Universitetit të Manchester – it.
Nga viti 2005 është në profesion të lirë, me angazhime të shumta në prodhimin e filmave dokumentarë dhe realizimin e projekteve kërkimore – shkencore. Ndonëse edukimin dhe aktivitetin kryesor e zhvillon jashtë Shqipërisë, ruan marrëdhënie të ngushta me shumë institucione publike e private në atdhe.
Gjatë periudhës 2004 – 2005 ka ideuar dhe realizuar, në bashkëpunim, projektin e mbledhjes së krijimeve dhe korrespondecës së ish të dënuarve politikë të regjimit komunist. Produkti i projektit ishte libri "Antologjia e plagëve" (2005). Është i pranishëm në shtypin e shkruar me artikuj rreth problemeve sociale në Shqipëri dhe bashkëpunëtor i rregullt i revistës "Përpjekja", drejtuar nga Fatos Lubonja.
Ka realizuar dy cikle filmash dokumentarë: "Në emër të popullit" (2008) dhe "Takime me të ikurit" (2011) për televizionin Digitalb, si dhe filmin "Dokumentari i pashfaqur" (2013), pjesëmarrës në TIFF, Prifest dhe Dokufest, 2014. Pjesë e kontributeve të Fabian Katit në këtë drejtim është edhe libri "Formësimi i kujtesës kolektive".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Vintage
Referenca: 2779
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Mediaprint
Referenca: 2175
Botuesi: Dituria
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Berk
Referenca: SKU000906
Botuesi: Dituria
Referenca: 2483
Botuesi: UET Press
Referenca: 2245
Botuesi: Plejad
Botuesi: UEGEN
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2515
Botuesi: IDK
Referenca: SKU001425
Botuesi: LIRA
Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
check_circle
check_circle