Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani
  • Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

SKU001884
Te tjere

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të folurit.

7,79 
7,01  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Metodika për estetikën e të folurit
Origjinali: Metodika për estetikën e të folurit
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Sonila Kapidani
Shtëpia botuese: West Print
Viti: 2011
Fq. 132
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-99956-377-7-4

Mbi librin

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të folurit, u bë shkak për hartimin e këtij libri.

Jeta e sotme i ka dhënë tjetër dimension kohës dhe shfrytëzimit të saj. Kuptova se është momenti i ardhjes së një metodike që do të shërbejë në çdo kohë dhe çdo vend. Çdo gjë është në lëvizje kështu që edhe format tradicionale mund të zhduken nëse ato mbushen nga ky realitet i ndryshueshëm.

Mendova se është e dobishme që për librin "Metodika për estetikën e të folurit" të mbështetem, përveç përvojës pedagogjike personale të këtyre viteve si pedagoge e fjalës artistike në Akademinë e Arteve, edhe në tekstin metodik "Të folurit skenik", botuar nga SH.Q.K.P.T - 1973 e profesorit Mezin Pajo, krahas burimeve të tjera bibliografike.

Të folurit është cilësi e veçantë dhe e dallueshme e qenieve njerëzore. Ky proces nuk është i lindur, por është i zhvilluar historikisht. Nevojat e mbijetesës diktuan nevojat e komunikimit. Qeniet njerëzore fillimisht përdornin komunikimin me gjeste dhe me zëra ende të paformatizuara si tingujt e sotëm. Gradualisht, organi i prodhimit të zërit u kualifikua të bëjë dallueshmërinë tingullore.

Sipas nevojave të çastit lindën gruptinguj që shprehnin lidhjet midis njerëzve në forma fillestare. Shprehja e emocionit dhe e kuptimeve thelluan më tej procesin e dallueshmërisë së gruptingujve e me kalimin e kohës të kalohej nga gruptingujt e veçantë në tingujt e formës së "fjalive" kuptimore apo të tingujve të veçantë si në të folurin e sotëm.

Gjuha e folur e çdo kombi krahas funksionit kuptimor, pra për të shprehur mendimet dhe realizuar komunikimin është e ngarkuar edhe me realizimin e komunikimit emocional. Kësisoj ndodh shpesh që me të njëjtat fjalë e fjali shprehen qëndrime dhe emocione që marrin forma kuptimore të ndryshme, disa herë edhe ekstremisht të kundërta dhe kjo realizohet nëpërmjet nuancave që marrin veshje tingëllore të fjalëve dhe fjalive apo të frazave të ndryshme.

Të folurit është mjeti kryesor shprehës. Të flasësh mirë është çelësi për një komunikim të mirë mes njerëzve dhe një kusht për të mbajtur të shëndetshëm organet e zërit. Qëllimi i edukimit të zërit është edhe të arrish të të dëgjojnë të tjerët kur flet pa u lodhur. Të folurit skenik apo kudo tjetër përpara një audicioni të gjerë, përmbledh të gjitha anët e punës me fjalën.

Për edukimin e zërit janë të gjithë dakort në parim, por mangësia e metodikave praktike përbën një problem dhe sjell mangësi në stërvitje. Ky tekst synon të orientojë aktorët sesi të punojnë, për ta aftësuar veten teknikisht që të përballojnë kërkesat e përcjelljes tek publiku të atyre ideve për të cilat aspiron komunikimi qoftë i një shfaqjeje teatrale, dublimi, të folurit në mikrofon, etj... Por jo vetëm kaq.

Ky tekst synon të orientojë gjithashtu të gjithë ata që me anë të fjalës përcjellin vizione të reja, edukojnë brezin e ri, shpalosin alternativa e projekte, atyre që predikojnë mesazhe e ide të çfarëdo lloji, pra të gjithë atyre që iu nevojitet të folurit publik. Si qenie sociale, secili nga ne ka rolin e vet në shoqëri. Ka disa rregulla që gjithsecili duhet të respektojë, nëse nuk do që të humbasë këtë rol.

Të flasësh do të thotë të kesh kapacitetin e adoptimit në situata të ndryshme. Çdo ditë e më shumë njeriu duhet të bëhet i vetëdijshëm se një marrëdhënie e drejtë kërkon fjalët e duhura dhe tonin e duhur. Këtij qëllimi i shërben edhe ndjekja e rregullave të trajnimit teknik që të çon në një të folur të kuptueshëm të ngarkuar me ide dhe emocionet e duhura.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001884
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Jetart

Dua veten, të dua ty, Marian Rojas Estapé

Ndoshta dyshon se marrëdhëniet e tua në çift mund të mos jenë në rrugë të mbarë. Madje mund ta kesh të qartë se dëshiron të dalësh nga gjithë kjo, por nuk di se si. Nëse ke vendosur ta dëgjosh atë zërin e brendshëm për të cilin të kam folur, atëherë ky libër është tamam për ty”.
15,19  16,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.
9,35  10,39 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Simulakra dhe simulim, Jean Baudrillard

Sipas Baudrillard-it përvoja jetësore bashkëkohore zhvillohet e gjitha jo më në realitet (perandoria ka rënë dhe është zhdukur), por në hiperrealitet, domethënë një rrjetë simbolesh të rrënjosura në të tjera simbole, pa asnjë kontakt me “realitetin”, i cili tashmë është zhdukur përfundimisht.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
7,01  7,79 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
7,01  7,79 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Mediat dhe shoqëritë, Francis Balle

Cilave rregulla duhet t’u binden mediat e reja apo të vjetra? Çfarë influence ushtrojnë ato mbi secilin prej nesh, mbi grupimet e ndryshme, mbi jetën ndërkombëtare? A mund të ndihmojnë ato “për të qytetëruar” fshatin planetar? 
23,38  25,97 
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Rrëfimi, Leon Tolstoi

Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koncepti i së drejtës, Herbert L. A. Hart

Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.
11,69  12,99 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
14,03  15,58 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje