Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Monolog, Artan Fuga
  • Monolog, Artan Fuga

Monolog, Artan Fuga

SKU001522
Botimet Dudaj

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

8,88 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Monolog, mediat dhe propaganda totalitare
Origjinali: Monolog, mediat dhe propaganda totalitare
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Artan Fuga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 296
Pesha: 0.305 kg.
ISBN: 978-99943-0-146-1

Fragment nga libri

Autizmi mbetet mekanizmi thelbësor i funksionimit të mediave totalitare. Ato perceptojnë si informacione vetëm të dhënat informative që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike që i drejtojnë. Shohin atë që duan të shohin, dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë.

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar prej njëri-tjetrit.

Nga kjo pikëpamje, vetëm sistemi i komunikimit brenda tyre mbetet një monolog gjigant, një e folur më vete, një komunikim me veten. Pra, një lloj autizmi kolektiv me përmasa të gjera dhe për disa dekada me radhë, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndihen në opinionin publik shqiptar edhe shumë vite pas rënies së atij që quhej modeli socialist i shoqërisë shqiptare.

Mbi autorin

Artan Fuga është profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i doktoruar në filozofi dhe më pas në shkencat e komunikimit dhe informimit publik.

Detajet e librit
SKU001522

Referencat specifike

isbn
9789994301461
ean13
9789994301461
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendimi dhe lëvizësi, Henri Bergson

Vepra përbëhet nga një sërë esesh të shkruara në vitet 1903-1923, dhe përbëhet njëkohësisht nga një hyrje në metafizikë, një autobiografi filozofike e autorit dhe një kritikë tërësore të filozofisë.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2085

Botuesi: UET Press

Arti i te folurit publik, Stephen E. Lucas

Në libër do të gjeni një numër të madh historish dhe pjesë fjalimesh të shkëputura nga teksti kryesor, të vendosura brenda një sfondi kontrastues. Janë përdorur, gjithashtu, shumë shembuj dhe esktrakte fjalimesh.
17,76 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Gjuha e Trupit, James Borg

Gjuha juaj e trupit është e dukshme pothuajse gjatë tërë kohës... prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Teoria e shoqërisë, Niklas Luhmann, Raffaele de Giorgi

Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit?
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.
5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau

Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një "kontratë shoqërore" që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, John Locke

Traktati i dytë për qeverisjen, ku Locke ndërton pozitivisht teorinë e tij politike, është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteozë e lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Kjo vepër frymëzoi revolucionet që sollën një monarki kushtetuese në Britani, pavarësinë amerikane, si dhe Republikën e Parë Franceze.
5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2528

Botuesi: Tirana Times

Bujtesi turbullues, Umberto Galimberti

Ky është një libër vërtetë i çmuar: çdo prind, çdo mësimdhënës dhe çdo i ri do të duhet ta lexojë. Aty ka vërtet shumë se çfarë të mësojë.
11,10 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
9,44 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.
22,20 
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...
11,10 
More
Ne gjendje