Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Intuita dhe jeta, Damiano Aliaj
  • Intuita dhe jeta, Damiano Aliaj

Intuita dhe jeta, Damiano Aliaj

Ky libër ndjek linjat kryesore të mendimit bergsonian, duke nxjerrë në pah idetë e tij për jetën, mendjen dhe kozmologjinë, si pjesë e një filozofie e që shmang dogmatizmin dhe lejon shumësi interpretimesh nëpërmjet kapaciteteve virtuale qe ende mbart në vete.

7,40 GBP
6,66 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Intuita dhe jeta: Aktualizime në filozofinë e Henri Bergsonit

Origjinali:Intuita dhe jeta: Aktualizime në filozofinë e Henri Bergsonit

Kategoria:Filozofi

Autori:Damiano Aliaj

Botues:Pika pa sipërfaqe

Viti: 2024

Fq.186

Pesha: 0.260 kg

ISBN:9789928373380

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Henri Bergson është një nga filozofët më të shquar të traditës perëndimore. Me një sërë idesh novatore, ai shënoi fillimin e shekullit të kaluar. Bergson solli një perspektivë të re për çështjet e kohës, hapësirës, jetës dhe materies. Filozofia e tij shquhet për theksin te njohja intuitive, duke propozuar një vendosje në rrjedhën e jetës si mënyra më autentike e të qenit dhe e të njohurit. Mendimi i Bergsonit është një burim i pasur për kërkimin filozofik, i hapur ndaj aktualizimit dhe interpretimit. Ky libër ndjek linjat kryesore të mendimit bergsonian, duke nxjerrë në pah idetë e tij për jetën, mendjen dhe kozmologjinë, si pjesë e një filozofie e që shmang dogmatizmin dhe lejon shumësi interpretimesh nëpërmjet kapaciteteve virtuale qe ende mbart në vete.

Damiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe të së drejtës, por këto degëzime nuk i shikon si të ndara përfundimisht nga metafizika. Pikërisht në raportin midis rendit dhe themeleve të tij, natyrës së këtyre të fundit dhe gjenerimit rendues në politikë e drejtësi, vendoset edhe nyja gërshetuese me mendimin ontologjik dhe metafizik.

Detajet e librit
9789928373380
9789928373380
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi

Libri "Njeriu dhe demokracia", i cili tashmë është në duart e lexuesve, është fryt i një pune disavjeçare të përqendruar në vëzhgime e përimtime të thelluara nëpër qendrat studimore të Perëndimit.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?
5,41 GBP 6,01 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Varietete të përvojës fetare, William James

Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje