Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Motive të përsëritura dashurish, Evis Cerga
  • Motive të përsëritura dashurish, Evis Cerga
  • Motive të përsëritura dashurish, Evis Cerga

Motive të përsëritura dashurish, Evis Cerga

Dituria

Në pjesën e parë, përmes reales dhe fantazisë, ajo rrëfen jetën shqiptare, me nota humori dhe satire, por gjithsesi duke shprehur me vërtetësi vitet e fëmijërisë, adoleshencës dhe më pas vitet e punës dhe jetës si e rritur në qytetin e saj të lindjes, në Tiranë. 

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Motive të përsëritura dashurish

Autori: Evis Cerga

Kategoria: Tregime

Botues: Dituria

Specifikimi: Kapakë të hollë

Data e botimit: 31 tetor 2025

Pesha: 0.45 kg

Faqe: 332

Përmasat: 

ISBN: 9789928816757

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia shqiptare 2. Tregime dhe novela 3. Evis Cerga

Mbi librin

Në këtë përmbledhje skicash letrare dhe tregimesh, Evis Cerga sjell dy pjesë të jetës së saj, që përkojnë edhe me ndarjen e librit.

Në pjesën e parë, përmes reales dhe fantazisë, ajo rrëfen jetën shqiptare, me nota humori dhe satire, por gjithsesi duke shprehur me vërtetësi vitet e fëmijërisë, adoleshencës dhe më pas vitet e punës dhe jetës si e rritur në qytetin e saj të lindjes, në Tiranë. Përmes syve të saj, si fotografi apo si sekuenca filmike, shpalosen qyteti dhe njerëzit e tij. Tirana e dikurshme. Tirana e sotme. Qytete shqiptare dhe vese, zakone, pasione tonat.

Në pjesën e dytë, flet për jetën e saj studentore në Kajro. Janë vitet ‘90. Vite të vështira për Shqipërinë, kur ajo largohet për të studiuar në degën e Letërsisë Angleze, në Kajro. Edhe këtu, përmes humorit herë-herë të hidhur, herë-herë më të lehtë, autorja rrëfen për jetën e saj mes një qyteti me 17 milionë banorë. Ajo tregon sërish për njerëzit, për zakonet, për jetën, rrugët e Kajros përmes syrit të një të huaje, që është kthyer në një banore “autoktone”.

Lexuesi do të gjejë, në këto rrëfime, veten ose dikë të afërt. Është një libër që të argëton dhe të jep kënaqësi më shumë nga sa pret; në thjeshtësinë dhe qartësinë e tij të qëllimshme fshihen shpesh reflektime të thella, ku spikat aftësia e autores për të analizuar natyrën njerëzore. Dhe kështu duhet lexuar ky libër, me “frymën” që është shkruar, duke u bërë lexuesi pjesë e motiveve të përsëritura të dashurive që e mbajnë gjallë njeriun.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928816757
ean13
9789928816757
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Follow us on Facebook