Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)
  • Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)
  • Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

2804

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

0,00 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja e fotografit (ebook)
Gjinia: Roman, Thriller
Formati (ebook - epub)
Autori: Enkelejd Lamaj
Shtëpia botuese: Autori
Viti: 2012
ISBN: 978-130-183-7199

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla. Mbi autorin Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje, Shqipëri. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar "Fytyra tjetër e natës". Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmës. Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë.Ka botuar :"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011).* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

Detajet e librit
2804
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Uria (mobi)

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte...
9,91 CHF
More

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
4,95 CHF
More

Botuesi: Dituria

Atë natë e pashë Drago Jančar (ebook)

"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori...
9,91 CHF
More

Erotika (ebook)

Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku...
9,91 CHF
More

Ishulli i dështimit (mobi)

"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të...
9,91 CHF
More

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0,00 CHF
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos (ebook)

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Tri rrëfenja, Umberto Eco (e-book)

Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
7,13 CHF
More

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
4,76 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001610

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i bardhë, Enkelejd Lamaj

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?
5,95 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajo e errëta, Enkelejd Lamaj

Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.
6,94 CHF
More