• Banner

Aliu në makth, Erjus Mezini
  • Aliu në makth, Erjus Mezini

Aliu në makth, Erjus Mezini

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aliu në makth
Gjinia: Drama
Autori: Erjus Mezini
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 97
Pesha: 0.120 kg.                                                                                                                          ISBN:978-9928-185-71-6

Mbi librin

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.

Midis plagosjes dhe vdekjes zhvillohet "makthi" i Aliut. Në këtë gjendje ëndrre/zhgjëndrre, nëpërjmet debatit të zgjatur të Aliut me dy engjëjt që kanë ardhur t’i sjellin hesapin e jetës dhe veprimeve të tij, drama ofron një dritare në psikologjinë e figurës historike, Ali Pashë Tepelenës, dhe trashëgiminë e tij në mitologjinë kombëtare.

Megjithatë, drama nuk është aspak një dramë historike. Përkundrazi, ndonëse ajo nuk shtrembëron asgjë nga “historia” e Aliut, ajo e shkëput Aliun nga historia. Në këtë kuptim, drama përsiatet të jetë një dramë-metaforë mbi drejtësinë.

Drejtësia si çështje themelore e njeriut në çdo epokë, por edhe drejtësia si problem praktik, problem që rishfaqet në mënyrë të përsëritur në jetën tonë të përditshme: reforma e drejtësisë, “hakmarrja për drejtësi”, korrupsioni në drejtësi.

Mbi autorin

Erjus Mezini ka lindur më 1982 në Tiranë dhe jeton në ShBA. Ai është autor i romaneve "Shansi i dytë" dhe "Normalët", dhe i një sërë tregimesh dhe analizash që publikohen herë pas here në internet dhe në shtyp. Interesat e tij përfshijnë politikën, filozofinë, fetë, arsimin dhe artin. Veç shqipes, Mezini shkruan dhe në gjuhën greke dhe angleze. Ka studiuar shkenca politike dhe filozofi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185716
ean13
9789928185716
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002069

Botuesi: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Mbreti Lir, William Shakespeare

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000126

Pese drama dhe nje korn Anglez, Stefan Capaliku

Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët.Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare.Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)