Arshi Pipa. Njeriu dhe vepra, Uran Kalakulla
  • Arshi Pipa. Njeriu dhe vepra, Uran Kalakulla

Arshi Pipa, njeriu dhe vepra, Uran Kalakulla

SKU001356
Te tjere

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa."

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arshi Pipa, njeriu dhe vepra
Origjinali: Arshi Pipa, njeriu dhe vepra
Gjinia: Biografi
Autor: Uran Kalakulla
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 378
Pesha: 0.40
ISBN: 978-99956-57-38-3

Koment nga Martin Camaj

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa."

Martin Camaj

Fragment nga libri

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Kjo është datëlindja që njihte ai. Them kështu, sepse kam gjetur në regjistrin e gjendjes civi]e në Shkodèr, ate të vitit 1930 (nuk kishte regjistër me të vjeter), si datëlindje 13 shkurtin e po atij viti. Por kësi punesh në Shqipëri nuk janë fort të rralla....

Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave te po një barku. Vëllanë me të madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe I motrave, të cilat gjithë jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje.

Aty nuk bëhej asnjë dallirn ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Jshte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, te pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nènës së forte, të dhemshur aq edhe të drejtë den në shkallen e një modeli klasik.

Fëmijë i mbarë, I shëndetshëm dhe I bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një "lojcak" I madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një "sherret", domethënë që nuk linte dy gure bashke. Perveç lojrave teper të guximshme me shokët e vet të lagjes, majat e pemeve të larta në oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i çatise ishin vendet e preferuara te tij. Zakonisht femijet dhe adoleshientet çamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mësimeve të shkolles. Per pasojë, shpesh perpanimi në mësime ecen çale-çale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s'kishte fare vend. Perkundrazi!

Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshës se re harmonizohej qysh në fëmijëni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnë se ai qe në kiasèn e pare e deri në mature dilte gjithnje i pari i klasës! Filloren e kreu tek shko]la e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nënte klasë, den me vonë madjé, nè kohen e regjimit komunist.

Vërtetë ishin te pakte këto gjimnaze para luftès Se Dyte Boterore në Shqiperi, porishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranës (vetëm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavàjës. Tek jezuitët Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi të vazhdoje nè Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korçes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart.

Dhe kèto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, të lena në doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt. Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitève, ku jepnin mesim klerikë të shquar, i ati, duket per një lloj "ekuilibrimi" kulturash e futi që te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per çudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kësaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij të atèhershem në vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mèsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombëtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolë Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tè tjerë si keta, e deshmojne qarte çfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi të cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare të vertete e te denjë, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den në adhunim per kombin dhe shqiptanizmin.

Ne ate kohe, den nè prak te ardhjes se pushtetit komunist në fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t'ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane! Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si "Laboremtis", "Norma1isti" etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me të dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres "Vllaznia", Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme. Për guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshës, tek vinin ne lurn per t'u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumë i rrezikshem per kete pune.

Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ç'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate në biruce, mes dimnit, ne çiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veç disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para "tortures" se matures: Me studimee numra te shkreta. kot na shkuente rijt e jeta...

Gjimnazi i kohes së tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketë të fundit. Duket qe në moshë fare te re ai e kishte percaktuar rrugën e tij në jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerë. Gazeta "Cirka" e vitit 1936'', kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik. Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa.

Vjersha e tij me titull "Ne Lamen e Luftes" fitoi çmimin e trete. Ishtë nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtë nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohës, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull "Liqeni", nje tregim lirik, botuar tek "Vatra Shqiptare'', shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohë qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi.

Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij të pare me titull "Lundertare" botuar ne Tiranë me 1944.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001356

Referencat specifike

isbn
9789995657383
ean13
9789995657383
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000799

Botuesi: Botimet Dudaj

Guximi per te shpresuar, Barack Obama

Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Premtomë, baba, Joe Biden

Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
2 000 Lekë
More

Ështe kaq e thjeshtë, Masimiliano Alegri

Pasi që pjesën e hershme të karrierës së tij e kaloi në ligat më të ulëta, përfshirë këtu edhe klubin nga vendlindja e tij Livorno, Allegri iu bashkua Pescaras në vitin 1991.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Albas

50 gratë më me ndikim të epokës sonë, Chiara Pasqualetti Johnson

Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave. 
2 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
450 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Gruaja brenda meje, Britney Spears

Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
500 Lekë
More

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2079

Botuesi: Princi

Per bashkevuajtesit e mi nen komunizem, Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.
500 Lekë
More

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
790 Lekë
More