- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.
Titulli:Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023
Origjinali:Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023
Gjinia: Biografi
Autori: Hysen S. Dizdari
Viti: 2024
Pesha: 0.800 kg
ISBN: 9789928479907
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.
Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.
Për lehtësi të punës kërkimore dhe studimore, kjo bibliografi ndahet në tri pjesë, secila pjesë ka nëntë kapituj dhe përshkruar tri periudha të rëndësishme historike të zhvillimit të librit në gjuhën shqipe kushtuar Skënderbeut, në të gjitha trevat shqiptare. Pjesa e parë (1480–1944) ndahet në nëntë kapituj (I–IX). Pjesa e dytë (1945–1990) ndahet në nëntë kapituj (I–IX). Pjesa e tretë (1991–2023) ndahet në nëntë kapituj (I–IX).
Kjo bibliografi fillon në vitin 1480 dhe përfundon në muajin shtator të vitin 2023. Objektivi themelor i kësaj bibliografie është përshkrimi i librave historikë, librave letrarë e artistikë, biografive, albumeve, katalogëve të ndryshëm kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë me etni dhe origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi ku jetojnë e punojnë kudo në të gjithë botën. Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie jam bazuar dhe mbështetur në standardet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit, si në Standardet e Përshkrimit Bibliografik ISBD (International Standard bliographic Description) dhe në Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American). Por, kam shfrytëzuar edhe përvojën pozitive në hartimin dhe në botimin e bibliografive të librit shqip nga Bibliotekat Kombëtare në Tiranë, dhe në Prishtinë.
Gjatë punës për përgatitjen e kësaj bibliografie jam mbështetur në të gjithë skedarët elektronikë të bibliotekave shqiptare dhe të huaja dhe bibliografitë e librit shqip të botuara nga Biblioteka Kombëtare Tiranë, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut në Shkup, por edhe në hulumtime konkrete nëpër bibliotekat e universiteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kalabri etj. Në hartimin e kësaj bibliografie jam konsultuar me bibliografitë e bibliografëve të njohur shqiptarë, si: Prof. Gjergji Prekazi, Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Palok Daka, Prof.Jup Kastrati, Isak Shema, Ibrahim Rugova, Kasem Biçoku, Shpëtim Mema, Afërdita Sharrëxhi, Maksim Gjinaj, Ramazan Vozga, Etleva Domi, Brunilda Tahiri, Fatmira Shalari, Daut Bislimi, Liljana Verdho, Willy Kamsi dhe me lexikomet e studiuesve të letërsisë shqiptare, si: Prof. Dr. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Jup Kastrati, Hasan Hasani, Odhise Grillo etj.
Prandaj për çdo libër janë pasqyruar këto të dhëna: autori, titulli, nëntitulli, të dhënat për hartuesit, përkthyesit, mbledhësit, redaktuesit etj.Në pjesën e përshkrimit fizik janë dhënë: numri i faqeve, ilustrimet, formati dhe çmimi i librit. Në disa raste ku mungojnë shtëpia botuese janë dhënë, viti i shtypit dhe emrat e shtypshkronjat në vend të botuesit.
Për të ndihmuar studiuesit në punën kërkimore,shkencore por dhe për të plotësuar aparatin shkencore të kësaj bibliografie në pjesën e fundit jepen edhe treguesit bibliografikë: - Treguesi alfabetik i emrave të autorëve; - Treguesi alfabetik i titujve të librave; dhe - Lista e emrave të shkurtuar. Renditja e materialit bibliografik brenda kapitujve dhe nënkapitujve është bërë duke u mbështetur në parimin e njohur kronologjik të numrit rendor dhe të vitit të botimit. Shpresoj që kjo bibliografi të arrijë të kryejë misionin e saj:
Për të ndihmuar nxënsit ,studentët dhe studjuesit , shqiptarë dhe të huaj që janë të interesuar të njohin historine e vërtetë të shkruar nga autorëve shqiptare të shekullin XV–XVI, të cilat i kanë jetuar, i kanë parë nga afër, por edhe kanë shkruar e lënë vepra monumentale për Skënderbeun, si: Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, Marin Barleti, Frang Bardhi.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000574
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001418
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Irisoft Education
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000399
Botuesi: Albin
Referenca: SKU000356
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2256
Botuesi: Pegi
Botuesi: UEGEN
Botuesi: Botart
Referenca: SKU001170
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Botime Franceskane
Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të vitin 2023.
check_circle
check_circle