Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Unë jam Eva, Suzanne Goldring
  • Unë jam Eva, Suzanne Goldring

Unë jam Eva, Suzanne Goldring

Living

Për adhuruesit e librit “Tatuisti i Aushvicit” dhe “Vajzat e humbura të Parisit” vjen tani një histori e paharrueshme nga Lufta e Dytë Botërore. Një rrëfim fenomenal për kurajën, për dashurinë dhe për të gjitha mizoritë që sjell lufta.

1 400 Lekë
1 260 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Unë jam Eva
Origjinali: My name is Eva
Gjinia: Roman
Autori:  Suzanne Goldring
Shqipëroi: Rudina Vuksani Nervaj
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2022
Fq. 348
Pesha: 0.46 kg
ISBN: 978-9928-338-52-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Evelinë Tejlor-Klarku tanimë jeton në azilin “Forest Lons”, në zemër të Anglisë, e rrethuar nga banorë të tjerë me mendje jo aq të mprehtë sa e saja. Kushdo mund ta marrë lehtësisht për një plakushe të roitur, porse buzëkuqi i qëndron përsosmërisht mbi buzë dhe kopsat i ka kopsitur të tëra për bukuri.
Evelina është një grua me sekrete dhe, në të vërtetë, kujton gjithçka. Ajo nuk do ta harronte kurrë premtimin që i bëri dashurisë së jetës së saj... Kur mbesa e saj, Pati, hap një kuti të vjetër biskotash dhe gjen brenda saj fotografinë e një vogëlusheje me një top të kuq në dorë, ku lexon “Lizi, 1951”, së bashku me një pasaportë me një emër tjetër, i lindin menjëherë disa pyetje.
Kështu, mendja e Evelinës fluturon në Gjermaninë e largët, në një vend të njohur si “fshati i ndaluar”, ku një grua prezantohet me emrin Eva dhe guxon të bëjë atë që pakkush do ta bënte.
Ajo shkon mes të burgosurve të torturuar, për të gjetur njeriun që luajti me jetën e bashkëshortit të saj...

Detajet e librit
9789928338525
9789928338525
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001083

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Enverit, Carl S. Wibye

Simon Murra, një norvegjez me prejardhje shqiptare që punon në sektorin e naftës, merr një ofertë tunduese nga Shqipëria, për të marrë pjesë në nxjerrjen e naftës atje. Kundër dëshirës së tij, ai lidhet me një rreth të vjetër farefisnor dhe intriga politike në nivel të lartë. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje