Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker
  • Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Pegi

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hajduti dhe rebelja
Origjinali: Die Rebellin und der Dieb
Kategoria: Roman
Autori: Jan-Philipp Sendker
Shqipëroi: Migena Sejdini
Botues: Pegi
Viti: 2022
Fq: 298
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-9928-371-36-2
This book is in Albanian
Letërsia gjermane

Mbi librin
Djalogji 18-vjeçar Niri dhe familja e tij bëjnë një jetë të thjeshtë, por të sigurt, duke punuar në vilën e familjes së pasur Benz. Por kur pandemia pllakos botën, të gjithë lihen në mëshirën e fatit, duke parë në sy honin e një varfërie të skajshme. Ndërsa gjendja e tyre bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, Niri, dikur nxënës manastiri, që respektonte të gjtiha rregullat, vendos të mos presë më duarkryq ndihmat e një qeverie të korruptuar dhe shpërfillëse ndaj popullit, madje ai rebelohet edhe ndaj të atit, që tashmë i është dorëzuar fatit të tij.
Fshehurazi, nëpër qytetin e izoluar, në kushtet e një shtetrrethimi të egër, përmes patrullave ushtarake, Niri kthehet te vila për të marrë ushqimet e nevojshme për mbijetesën e familjes. Aty e pret e shoqja e fëmijërisë, Meri, e bija e zotit Benz, e cila ka një plan më të madh, që do t'ua ndryshojë jetën përgjithmonë.
Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371362
ean13
9789928371362
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.
46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mario dhe Magjistari, Tristani, Thomas Mann

Dy ndër kryeveprat e shkrimtarit më të madh gjerman Thomas Mann, një ndër figurat më madhore të gjithë letërsisë dhe kulturës evropiane të shekullit të XX – të.
74,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një e dhjetë, Ann – Helen Laestadius

Kush do ta zgjojë nënën, babanë dhe motrën e vogël kur shtëpinë ta përpijë gropa e madhe e minierës? Poshtë krevatit në një çantë kampingu, Maja ka vendosur rroba, një elektrik dore dhe gjëra të tjera të rëndësishme, që do ti nevojiten kur të zhvendoset nga shtëpia.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.
80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Parehatia e mbrëmjes, Marieke Lucas Rijneveld

Fitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
92,00 SEK
More
Në gjendje