Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist
  • Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Dituria

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

1 250 Lekë
1 125 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjeku i oborrit
Origjinali:
Kategoria: Roman
Autori: Per Olov Enquist
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Botuesi: Dituria
Viti: 2022
f: 336
Pesha: 0.4 kg
ISBN: 978-9928-366-39-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Një roman historik, që ka në qendër Johann Friedrich Struenseen, mjekun personal të mbretit danez Kristiani VII që mbretëroi në vitet 1766-1784. Jo fort mirë nga mendja dhe aspak në gjendje për të qeverisur vendin, Kristiani përshkruhet si një djalosh delikat edhe fizikisht, apatik, plot tike nervore, me shpërthime zemërimi të pakontrolluar. Mbreti Kristian martohet me princeshën shumë të re angleze, Caroline Mathilde, motra e mbretit Xhorxhi III, që nuk është aspak naive dhe e nënshtruar, përkundrazi, shfaqet si një vajzë inteligjente e me vullnet të fortë. Kur doktor Struensee, iluminist austriak, shumë i njohur e i vlerësuar në vendin e vet, bëhet mjeku personal i Madhërisë së Tij, lind edhe dashuria me mbretëreshën, që kulmon me lindjen e një vajzë. Të gjithë e dinë... derisa kjo marrëdhënie përdoret si një mjet për të ndalur Struenseen, që është bërë dora e djathtë e mbretit dhe përfiton nga roli i tij për të zbatuar një numër të madh reformash me baza iluministe. I pamësuar me intrigat e politikës, Struensee bie viktimë e atyre që shfrytëzojnë dashurinë e tij me mbretëreshën dhe gjykata daneze e dënon me vdekje!

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Detajet e librit
9789928366399
9789928366399
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Kape lepurin, Lana Bastašić

Një histori prekëse rreth humbjes, harresës dhe miqësisë femërore: ajo që fillon si një udhëtim rrugor bëhet një udhëtim nëpër të kaluarën, pasi dy gratë nisen për të gjetur Armin, vëllain e Lejlës, i cili u zhduk në fund të Luftës së Bosnjës
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Më quajnë Lusi Barton, Elizabeth Strout

Thashetheme të vogla për njerëz nga fëmijëria e Lusit, duket se i lidhin sërish, por nën sipërfaqe fshihen tensionet dhe dëshirat që kanë karakterizuar çdo aspekt të jetës së Lusit: arratia e saj nga familja e trazuar, pasioni për t’u bërë shkrimtare, martesa, dashuria për dy vajzat e saj.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje