Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vila e Pëlhurave, Anne Jacobs
  • Vila e Pëlhurave, Anne Jacobs

Vila e Pëlhurave, Anne Jacobs

Dituria

Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave.

15,62 
14,05  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vila e Pëlhurave
Origjinali: Die Tuchvilla
Gjinia: Roman
Autori: Anne Jacobs
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 568
Pesha: 0.625 kg
ISBN: 978-9928-366-25-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Augsburg, 1913. Marija mbetet e mahnitur kur gjendet për herë të parë para Vilës madhështore të Pëlhurave: pallati hijerëndë i familjes Melcer, pronare e fabrikës më të madhe bavareze të cohërave, lartësohet si një kështjellë e magjepsur në një park të pamasë. Një univers vezullues dhe i panjohur për një vajzë të skamur si ajo, të rritur në jetimore.

Që në fillim, Marija ndesh armiqësinë dhe xhelozinë e njerëzve të rangut të saj: një shpurë kamerierësh dhe shërbyesish hundëpërpjetë që e shohin me dyshim, ziliqarë për hijeshinë e saj të lindur, zgjuarsinë dhe vendosmërinë. Por edhe në katet e larta, nuri dhe çiltërsia e Marijes nuk kalojnë pa u vënë re: Katarinës, vajzës më të vogël të Melcerëve, i puqet ylli me të, gjë që shihet shtrembër nga kreu i familjes. Ndërkaq, djali i madh, Pauli, trashëgimtari i ardhshëm i perandorisë, që s’e ka për gjë të bëjë rrush e kumbulla paratë e të atit, kthehet në shtëpi për festën e Krishtlindjes dhe, padashur, mbetet i mahnitur nga sytë e zinj misteriozë të së porsambërriturës... Por ka një sekret të fshehur në të shkuarën e Marijes, që rrezikon të tronditë fort jetët e tyre.


Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.

Detajet e librit
9789928366252
9789928366252
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 
13,12  14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mishi është i butë, Agustina Bazterrica

Mishi është i butë është një roman distopik horror nga shkrimtarja argjentjnase Augustina Bazterrica, i botuar fillimisht më 2017. Romani paraqet një shoqëri në të cilën një virus ka kontaminuar të gjithë mishin e kafshëve. Për shkak të mungesës së mishit të kafshëve, kanibalizmi bëhet i ligjshëm.
11,24  12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Krahu i katërt, Rebecca Yarros

Të tjerë donin ta vrisnin si ndëshkim për nënën e saj të pushtetshme që aq fort i trembeshin, përfshi dhe Ksaden Rajorsonin, kalorësin më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Kuadratit të Kalorësve. Prandaj, i duheshin përpjekje dhe durim i madh për të mbetur gjallë deri mëngjesin tjetër.
14,99  16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
9,37  10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Në gjurmët e një përralle, Jan-Philipp Sendker

Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Avelumi, Otar Chiladze

Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Guximi që u duhet lumenjve, Emmanuelle Favier

Manushja është betuar të bëhet burrneshë. Që nga dita kur i presin shkurt flokët e artë, që ia djegin para kuvendit të burrave në një zjarr ku hedhin pajën e qepur për tri vite rresht, ajo vesh tirqit e burrave, vë qeleshen mbi kokë dhe të gjithë burrat e respektojnë dhe e konsiderojnë të barabartë me ta.
7,50  8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Delfini, Aleksandar Prokopiev

Katërmbëdhjetë tregime të përfshira në këtë përmbledhje janë vazhdim i krijimtarisë së deritanishme, në të cilën gërshetohen me sukses karakteristika të letërsisë postmoderniste me vëzhgime intime. Bota rrëfyese e tregimeve të Prokopievit është diku në kufirin midis botëve të ndryshme, midis realizmit dhe fantastikes.
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.
10,31  11,45 
More
Ka mbaruar