Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tirza, Arnon Grunberg
  • Tirza, Arnon Grunberg

Tirza, Arnon Grunberg

Dituria

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tirza
Origjinali: Tirza
Gjinia: Roman
Autori: Arnon Grunberg
Shqipëroi: Anxhela Çikopano, Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 420
Pesha: 0.458 kg
ISBN: 978-9928-366-29-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden? Një roman shqetësues dhe tronditës deri në fund, me portrete të mrekullueshme, me analiza të thella psikologjike, me një intrigë të fortë, shkruar nga Arnon Grunberg, shkrimtari qe konsiderohet ylli i letërsisë holandeze dhe krahasohet shpesh me Dostojevskin.
Në fund të të pesëdhjetave, Jërhen Hofmesteri nis të kuptojë se jeta po i rrëshqet nga duart. Pas humbjes së punës dhe gruas, humbjes së kursimeve dhe largimit të vajzës së madhe, i mbetet krenaria se është zot i një shtëpie madhështore në lagjen më të pasur të Amsterdamit dhe Tirza, vajza e vogël, xhevahiri i tij, sidomos pas zhgënjimit me vajzën e madhe, Ibin, e cila ka lënë universitetin për të ngritur një biznes të vogël, që nuk ka të bëjë aspak me aftësitë intelektuale!
Tirza, pra, bëhet qendra e botës së tij dhe Jërheni e mbulon me përkujdesje e një përkushtim gjithnjë e më të fiksuar. Hofmesteri ia kushton jetën i lumtur Tirzës, derisa ajo e prezanton me të dashurin e ri, Shukriun, i cili ka një ngjashmëri shqetësuese me Muhamet Attan, njeriun që drejtoi sulmin kundër Kullave Binjake, simbolin e së Keqes për të. Dhe kur ata e njoftojnë se kanë në plan të shkojnë disa muaj në Afrikë, shqetësimi mbërrin kulmin. Pra, sakrifica e tij paskësh qenë e kotë!
Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim.
Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366290
ean13
9789928366290
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000052

Botuesi: Botimet Dudaj

Te fshehtat e librit Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
728 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

E fshehta e Shëronjëses, Sabine Ebert

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. 
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001329

Botuesi: Toena

Veronika vendos të vdesë, Paulo Coelho

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten.
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Të fshehtat e Xhaipurit, Alka Joshi

Pushteti dhe paratë ende lëvizin pa probleme mes klasës së pasur, e cila për favore nga pallati mbretëror, por vetëm nëse disa të fshehta mbeten të varrosura.
1 400 Lekë
More
Në gjendje