Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Njerëz normalë, Sally Rooney
  • Njerëz normalë, Sally Rooney

Njerëz normalë, Sally Rooney

IDK

Njerëz normalë është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.

9,63 CHF
8,67 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Njerëz normalë
Origjinali: Normal People
Gjinia: Roman
Autori: Sally Rooney
Shqipëroi: Ines Ekonomi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2020
Fq. 320
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-9928-136-75-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Konelli dhe Mariana ndjekin të njëjtën shkollë në një qytet të vogël irlandez. Por përndryshe ata s’kanë asgjë tjetër të përbashkët. Në shkollë, Konelli është një tip popullor që të gjithë e duan ndërsa Mariana është një tip i vetmuar, që të tjerët e shohin me dyshim. Por kur njihen, mes tyre krijohet një raport aq kompleks sa edhe elektrizues, i cili ka për t’u shndërruar jetën të dyve. Sidoqoftë gjithçka ndryshon kur shkojnë të ndjekin universitetin në Dublin: tanimë, Mariana e gjen veten dhe ndjehet mirë në ambientin e ri social, ndërkohë që Konelli bën një jetë të mënjanuar dhe ndjehet i pasigurt. Të dy janë në kërkim të përvojave dhe mundësive të reja, por gjithnjë një forcë magnetike i tërheq në mënyrë të parezistueshme drejt njëri-tjetrit. Dhe kur Mariana hyn në një rrugë vetëshkatërruese, dhe ai po përjeton një periudhë të vështirë në jetë, secilit prej tyre i duhet t’i bëjnë pyetjen vetes: deri në çfarë pike je gati të shkosh për të shpëtuar tjetrin?
Njerëz normalë është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.

Mbi autoren
Lindur më 1991, Sally Roiney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë Bisedë mes miqsh (2007), i pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga kritika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë Njerëz normalë, fitues i një numri të madh çmimesh letrare, ajo e afirmoi veten si përfaqësuesja kryesore e brezit letrar të viteve 2000.

Detajet e librit
9789928136756
9789928136756
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Motra e mirë, Sally Hepworth

Fern Kasëlli punon në bibliotekën shtetërore të Bejsajdit. Tri herë në javë darkon me motrën binjake, Rozën. Shmang sa të jetë e mundur turmat, dritat dhe zhurmat e forta. Ferni ka një jetë të ndërtuar me kujdes dhe prishja e rutinës mund të jetë… e rrezikshme.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një nga ne fle, Josefine Klougart

Ndërsa kthehet në shtëpi, për të vizituar nënën e saj që po vdes nga kanceri, tregimtarja rrëfen një lidhje dashurie të shkurtër, të thellë, si dhe hidhërimin dhe zhgënjimin pas fundit te kesaj dashurie. Figuracioni mbresëlënës i librit dhe proza e shkëlqyer mbështesin temën kryesore: kontrastin tronditës midis kujtimit të figurave qe simbolizojne...
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dëshira, Nicholas Sparks

Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. “Dëshira” është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Ka mbaruar