Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shtëpia Holandeze, Ann Patchett
  • Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

OMBRA GVG

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 

14,57 
13,12  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia Holandeze

Origjinali: The Dutch House

Gjinia: Roman

Autori: Ann Patchett

Shqipëroi: Elisa Ivanaj

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Viti: 2021

Fq. 552

Pesha: 0.687 kg

ISBN: 978-992-06-307-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria.

Biznesi i tij i parë zë fill me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfi as, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal. Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës. 

“Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 

Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arësyeshme vihet në provë. “Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit.

Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.

Detajet e librit
978992063076
978992063076
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.
7,50  8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Lulja e dëborës dhe erashka sekrete, Lisa See

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili krijon një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës që zgjat gjithë jetën. Vit pas viti, Lili dhe Lulja e Dëborës këmbejnë mesazhe në erashkë, si rrëfim të shpresave dhe ëndrrave.
6,09  6,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.
11,24  12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
18,74  20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.
10,31  11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
16,86  18,74 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrëfimtarja e Kazablankës, Fiona Valpy

Përmes fjalëve të Xhozit fare të re në moshë. që kundronte të njëjtën panoramë mbi Oqeanin Atlantik, Zoe do ta kuptojë që nëse deshiron nje rast të dytë për të qenë e lumtur, duhet ta këqyrë boten me veshtrimin e déliresise dhe spontanitetit qe druhet se e ka humbur....
11,24  12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
11,24  12,49 
More
Ne gjendje