Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o
  • Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o
  • Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

Arka e Noes

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu ballafaqimi me kolonizatorët, po aq sa dhe vendimi për t’iu nënshtruar atyre apo të qëndruarit të paepur në besimin e lashtë që i ka udhëhequr.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me lumin midis

Gjinia: Roman

Autori: Ngugi Wa Thiong’o

Shqipëroi: Alina Karaulli

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2021

Fq. 176

Pesha: 0.450 kg

ISBN: 9789928463906

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Me lumin midis” është një histori dashurie e vendosur në periudhën koloniale, njëfarë Romeo dhe Zhuljeta afrikane, ku rrëfehet dashuria midis dy të rinjve të fiseve kundërshtare Gikuju të kreshtave, si dhe përpjekja e tyre për të shuar mërinë e lashtë midis fiseve të tyre. Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu ballafaqimi me kolonizatorët, po aq sa dhe vendimi për t’iu nënshtruar atyre apo të qëndruarit të paepur në besimin e lashtë që i ka udhëhequr.

Mbi autorin

NGŨGĨ WA THIONG’O (1938) është një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm kenian, kandidat për Çmimin Nobel. Ai është professor i Letërsisë së Krahasuar në Universitetin e Kalifornisë dhe ka shkruar romane, jetëshkrime, tregime dhe drama. Ndër romanet e tij më të njohur janë “Petale gjaku” dhe “Magjistari i korbave”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928463906
ean13
9789928463906
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Unë jam një maçok, Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.. 
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000596

Botuesi: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Bota sipas Anës, Jostein Gaarder

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje