• Banner

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel
  • Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pesë ditët e fundit të profetit
Origjinali: Peygamberin Son Beş Günü
Gjinia: Roman
Autori: Tahsin Yücel
Shqipëroi: Lindita Xhanari (Latifi)
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 320
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-9928-251-72-5

Fragment nga libri

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.

Edhe pse sytë i mbante mbyllur, iu duk sikur po rrëshqiste në një bardhësi të pafund, po ndiente një kënaqësi të njëjtë me atë që kishte ndjerë shumë vjet më parë. Ashtu si atëherë, kënaqësia iu përhap në të gjithë trupin, deri në gjak, deri në palcë, deri në majë të gishtave dhe në rrënjët e flokëve, mbushi gjithë poret e trupit si uji që rrjedh nga Herakliti.

Ai ndjeu dridhjet e kënaqësisë si i magjepsur, pa lëvizur, pa marrë frymë, sikur dëgjonte një melodi të paarritshme, e cila buronte që nga thellësia e trupit dhe e kthente në kënaqësi gjithçka që po përjetonte dhe ëndërronte; ndërkohë që melodia vazhdonte pa lezet, ai dëshironte të merrte pjesë edhe vetë në këtë harmoni të paparë, si dëgjues i thjeshtë, pa u diktuar, me ndrojtje dhe po lëvizte kokën dhe këmbët që të bashkohej me atë harmoni lëvizjesh.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928251725
ean13
9789928251725
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mërso, rihetim, Kamel Daoud

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)