Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtepia e femijeve ne Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir
  • Shtepia e femijeve ne Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

OMBRA GVG

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods
Origjinali: Hér
Gjinia: Roman
Autori: Kristín Ómarsdóttir
Shqipëroi: Elisa Ivanaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 232
Pesha: 0.313 kg.
ISBN: 978-9928-06-217-8

Mbi librin

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...

Të vetmit të mbijetuar nga kjo rrethanë, janë Rafaeli dhe Billi. Ajo është e detyruar të jetojë vetëm me Rafaelin e dhunshëm në gjendje depresioni dhe i trazuar. Ai është i pafajshëm, prandaj, vendos të braktisë jetën e ushtarit dhe të bëhet fermer, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë me jetën e tij.

Ky roman, që shpesh ndërthur situata mbresëlënëse halucinative rreth, me një komunikim të frikshëm, ka një mbyllje krejt të ndryshme nga tipologjia e romaneve tradicionalë. Pa dyshim që kjo është një vepër e rëndësishme kundër luftës dhe dhunës në përgjithësi.

Kjo është një vepër me një linjë delikate lirizmi dhe befasuese mbi absurditetin e luftës dhe misteret e fëmijërisë, "Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods" është një fabul prekëse moderne. "Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods" tingëllon si një përralle absurde.

Mbi autoren

Kristin Ómarsdóttir, romanciere, poete, dramaturge, dhe piktore, ka lindur në Reykjavík. Ka studjuar Letërsi, spanjisht dhe islandisht në Universitetin e Islandës. Dramën e parë e botoi në vitin 1985 dhe fitoi çmimin e parë në një konkurs që organizohej nga The National Theatre of Iceland.

Nga viti 1980, Ómarsdóttir ka punuar si shkrimtare dhe gazetare e pavarur.
Ajo është nominuar katër herë për Icelandic Literary Prize. Në vitin 2000, romani i saj "My Love I Die" u nominua për The Nordic Council Literature Prize.

Në vitin 2005 ka fituar çmimin prestigjioz Griíman - The Icelandic Performing Arts Awards, me dramën "Tell Me Everything". Libri me poezi "See Your Beauty" u vlerësua me çmimin Fjöruverðlaunin – the Icelandic Women's Literary Prize, në vitin 2008.

Në vitin 2017, Kristín Ómarsdóttir ka marrë çmimin Maístjarnan ose The May Star, një çmim për librin "Spiders in Windows Display", si libri më i mirë me poezi. Përveç shkrimit të novelave, poezive dhe dramave, ajo ka hapur disa ekspozita si artiste vizuale. Disa nga librat e saj janë ilustruruar nga vetë ajo.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062178
ean13
9789928062178
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Marrëzitë e liqenit, Andrea Vitali

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
7,81 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vite të zbrazëta, Orhan Kemal

Gjyshja jote i mori prapë të gjitha. Me sa duket, i paska marrë hua nga miqtë dhe fqinjët, për sytë e botës. Dhe tani ua kthyen pronarëve. Kanë të drejtë, apo jo? Besoj se edhe ti je dakord që ato duhej të ktheheshin apo jo?
4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.
6,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.
10,41 
More
Ka mbaruar