Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Misteret e Klares, Ellen Marie Wiseman
  • Misteret e Klares, Ellen Marie Wiseman

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Misteret e Klarës
Origjinali: What she left behind
Gjinia: Roman
Autori: Ellen Marie Wiseman
Shqipëroi: Manjola Çraga
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2016
Fq. 348
Pesha: 0.457 kg
ISBN: 978-9929-216-01-4

Mbi librin

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri me një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qendër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijën në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopëtues i Klarës.

Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klarës gjatë punës në spitalin "Uillard", ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetëra vjeçar dhe një dritare në të shkuarën e saj.

Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klarës, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, çon në rezultate tronditëse dhe të papritura për të.

"Misteret e Klarës" është një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, duke na treguar se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789929216014
ean13
9789929216014
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Living

Shpirt i egër, Cheryl Strayed

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës.
Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Cranford, Elizabeth Gaskell

Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, - tani jo më e reja Meri Smith, - na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Follow us on Facebook