Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kanali Musolini, Antonio Pennacchi
  • Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Dituria

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

13,01 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kanali Musolini
Origjinali: Canale Mussolini
Gjinia: Roman
Autori: Antonio Pennacchi
Shqipëroi: Diana Kastrati
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 464
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-217-01-1

Mbi librin

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

Historia fillon në vitin 1926, por kthehet mbrapa në kohë përmes rrëfimit të njërit prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, argatë venetë në fund të shekullit XIX, një fis i tërë fshatarësh që vijnë në Agro Pontino.

Duke treguar historinë dhe fatkeqësitë e fisit Peruci, përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit, Pennacchi na sjell në këtë libër një poemë të madhe epike që tregon historinë e Italisë, përmes rrëfimit të njerëzve të thjeshtë e të përulur, episodeve dramatike dhe ndonjëherë komike, duke përshkruar kështu ngjarje të mëdha historike, pjesë jo shumë të njohura të saj dhe origjinat e kontradiktat e një populli.

Histori të vogla "të vërteta" të një eksodi të madh historik shpesh të harruar ose të keqkomentuar. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane.

Mbi autorin

Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër luftës në Vietnam.

Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të "Servire il Popolo". Pastaj, vit pas viti, u bë pjesë e Partisë Socialiste Italiane (PSI), Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL), Bashkimit Italian të Punëtorëve (UIL), Partisë Komuniste Italiane (PCI) dhe sërish e Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL).

Përjashtimi i fundit më 1983, nga Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punëtorëve, e bindi Pennacchin se kishte ardhur koha të hiqte dorë nga politika. Kështu, nisi t'u përkushtohet studimeve dhe të shkruarit. Më 1994, në moshën 44-vjeçare, u diplomua në letërsi me një temë për Benedetto Crocen.

Në të njëjtin vit botoi romanin Mammut, i cili u pasua nga: Palude (1995), Una Nuvola Rossa (1998), L'Autobus di Stalin e altri scritti, Il fasciocomunista (2003, fitues i Premio Napoli), Shaw 150. Storie di fabbriche e dintorni (2006), Fascio e Martello. Viaggio per le città del Duce (2008), Canale Mussolini (2010, me të cilin Pennacchi fitoi Premio Strega), Le Iene del Circeo (2010).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217011
ean13
9789928217011
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.
4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Të Drejtët, Jan Brokken

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.
15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
7,81 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2120

Botuesi: Botimet Dudaj

Magjistricat e Firences, Salman Rushdie

Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten "Mogor del'Amore" (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.
14,57 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.
14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001146

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendim në Delfi, Helen MacInnes

Kapërcen formën e zakonshme të romanit policor ... ndoshta do të duhet t'u ktheheni mjeshtërve të vjetër të ankthit për të krahasuar tensionin që vjen e rritet pa epur në këtë roman.
9,37 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.
9,36 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
13,01 
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, pjesa e dytë, Antonio Pennacchi

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.
13,01 
More
Në gjendje