Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shkelja e kurorës, Paulo Coelho
  • Shkelja e kurores, Paulo Coelho
  • Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Toena

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkelja e kurorës
Origjinali: Adultério
Gjinia: Roman
Autori: Paulo Coelho
Shqipëroi: Ilirjana Agalliu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 344
Pesha: 0.389 kg.
ISBN: 978-9928-4277-2-4

Mbi librin

"A ia vlen të jetohet një jetë pa dashuri?!"
Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Ndërkaq, Lindës, fillon t'i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj. E mundon përpjekja për t'u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar. Çdo gjë ndryshon kur takon ish të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin.

Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasionin. Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t'i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me vetveten.

Mbi autorin

Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhanejro në 1947. Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën.

Midis 115 çmimeve të rëndësishëm që ka marrë autori, mund të përmendim: titullin prestigjioz "Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit", i dhënë nga qeveria franceze, si dhe "Medalja e Artë" e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli "Lajmëtar i Paqes" nga OKB, më 2007.

Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: "Alkimisti", "Mali i pestë", "Veronika vendos të vdesë", "Djalli dhe zonjusha Prym", "Njëmbëdhjetë minuta", "Manuali i luftëtarit të dritës", "Pelegrini i Kompostelës", "Zahiri", "Shtriga e Portobellos", "Buzë lumit Piedra u ula dhe qava", "Fitimtari është i vetëm", "Brida", "Alefi", si dhe librin e tij të fundit "Shkelja e kurorës" (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën.

Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë. Paulo Coelho është shkrimtari me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Detajet e librit
9789928427724
9789928427724
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Koha e Tretë, Maylis Besserie

Në rrugën Rémy-Dumoncel, në lagjen katërmbëdhjetë në Paris, ndodhet një ndërtesë e bardhë,– një shtëpi për të moshuar, e pagëzuar “Koha e tretë”. Në mes të oborrit, një pemë e vetmuar. Ndër banorët, një thatim i gjatë, me fytyrë të zymtë, por me sy ende shpuzë, luan me kujtimet e tij, ku ndërthuren dy gjuhët, anglishtja e vendlindjes, Irlandës, dhe...
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Historia e Oliverit, Erik Segal

Oliveri kishte dashuruar Xhenin. Tani, pas dy vjetësh vetmi, Xheni ka humbur dhe Oliver Bereti IV ndihet sikur nuk do të dashurojë kurrë më – nuk duhet të dashurojë asnjëherë. Mirëpo një ditë, teksa ecte në Parkun Qendror, ndesh një grua të bukur dhe misterioze… 
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Në bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001327

Botuesi: Toena

Djalli dhe zonjusha Prym, Paulo Coelho

Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji?
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2896

Botuesi: Toena

Mali i pestë, Paulo Coelho

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
69,29 SEK 76,99 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar