Merilini ne tri kocka, Isabelle Wery
  • Merilini ne tri kocka, Isabelle Wery

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Morava

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Merilini në tri kocka
Origjinali: Marilyn Désossée
Gjinia: Roman
Autori: Isabelle Wéry
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2015
Fq. 154
Pesha: 0.201 kg.

Mbi librin

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, “veprimeve dashurore” dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.

“Merilini në tri kocka” është një road – movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si “këtu dhe tani”. Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi.

Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria? Ç’është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë? Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.

Koment nga autorja

“Besoj se kam shkruar një road-movie, duke përshkuar jetën e një vajze, Merilin Tërkit, që do të donte të ishte edhe burrë edhe grua, pastaj kafshë dhe diçka e vegjetacionit”.

Detajet e librit
Morava
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Danub, Claudio Magris

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
1 150 Lekë
More

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gra që flasin, Miriam Toews

I bazuar në ngjarje të vërtëta dhe i treguar përmes shënimeve të mbledhjeve në pelvicë, romani mjeshtëror i Miriam Toewsit rrëfen historinë e këtyre grave që, për hetë të parë, vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ishulli, Victoria Hislop

Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse,...
1 400 Lekë
More

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?
500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
500 Lekë
More

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000438

Botuesi: Koha Ditore

Lolita, Vladimir Nabokov

Dhjetëra shtëpi botuese e kishin refuzuar manuskriptin e romanit "Lolita" të autorit, atëbotë ende jo edhe aq të njohur me prejardhje ruse, Vladimir Nabokov. Arsyeja: dyshimi dhe frika, e pse jo edhe vetëcensura për vija pornografike të rrëfimit. Shënim: Ky botim ka mbaruar, por ky libër gjendet edhe në këtë botim: Kliko këtu:
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001487

Botuesi: Skanderbeg Books

Lamtumirë Lolitë, Melissa P

Gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një ditar, zbulimi i një bote të re dhe të ndryshme: trupi i vet prej adoleshenteje, udhëtim në kërkim të vetvetes përmes seksit, dëshira për ta mbërthyer atë ndjenjë gjithnjë të pakapshme, siç është dashuria.
500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...
600 Lekë
More