- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.
Titulli: Rastësisht një vend bosh
Origjinali: The casual vacancy
Gjinia: Roman
Autori: J. K. Rowling
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 568
Pesha: 0.698 kg
ISBN: 978-9928-103-72-7
Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.
Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër. Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit... Pagfordi nuk është ai që duket.
Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madhe që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura?
“Një roman i mbushur me talent dhe intuitë, i ngjizur dhe i shkruar prej një dore mjeshtërore. Himn i dhuntive të saj si rrëfimtare.”
The Economist
“Një afresk i pamëshirshëm, hidhshëm argëtues i shoqërisë bashkëkohore të sunduar nga paragjykimet ... Një komedi morale e kohës sonë.”
Daily Express
“Ky është një libër i jashtëzakonshëm. J. K. Rowling, si shkrimtare, nuk bie më poshtë se Stevenson, Conan Doyle apo P. D. James. Talenti i saj ka në themel aftësinë për të krijuar personazhe prekëse dhe të paharrueshme në një roman për Anglinë e kohëve tona, më një vështrim ku kapërthehet butësia dhe zemërimi.”
The Observer
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Time Magazine
J. K. Rowling është autore e sagës bestseller të Harry Potter: shtatë libra, të botuar nga 1997 deri më 2007, përkthyer në 73 gjuhë, shitur mbi 450 milionë kopje në mbarë botën. Mbështetur në ta janë shkruar edhe skenarët e tetë filmave të mrekullueshëm.
Përveçse është nderuar me Urdhrin Ekselent të Perandorisë Britanike (OBE) për kontributin e çmuar në letërsinë për fëmijë. J. K. Rowling ka marrë çmime e dekorata të tjera të shumta, duke përfshirë Çmimin Princi i Asturias, Legjioni francez i Nderit dhe Çmimin Hans Christian Andersen.
Në vitin 2008, ajo hapi ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Harvardit. Rowling mbështet projekte të shumta bamirësie dhe është themeluese e Lumos, një shoqatë e krijuar për të përmirësuar jetën e fëmijëve të varfër.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Referenca: 2977
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Pegi
Botuesi: Toena
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dituria
Botuesi: Morava
Referenca: 2557
Botuesi: Pegi
Referenca: 2139
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Albas
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000274
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001727
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU000689
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000831
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000889
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000915
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001036
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001038
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001039
Botuesi: Dituria
Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.
check_circle
check_circle