Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Moderato cantabile, Marguerite Duras
  • Moderato cantabile, Marguerite Duras

Moderato cantabile, Marguerite Duras

Pegi

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Moderato cantabile
Origjinali: Moderato cantabile
Gjinia: Roman
Autori: Marguerite Duras
Shqipëroi: Mirela Kumbaro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 136
Pesha: 0.121 kg
ISBN: 978-9928-162-93-9

Mbi librin

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri). Stili i tij është në fillim i vrazhdë dhe i thatë, por ndryshon papritur në kapitullin e shtatë ku ngjyrat dhe ndjenjat e tregimtares janë shumë të qarta.

Mbi autoren

Shkrimtare, dramaturge, skenariste, realizuese filmash dhe gazetare, Marguerite Duras është autorja e një sërë veprash të larmishme që ndjekin disa tematika thelbësore (vetmia, dashuria, ndarja, pritja...). Romani që e bëri të njohur pranë publikut të gjerë u botua në vitin 1950, me titullin "Un barrage contre le pacifique".

Më pas ajo u kthye në një nga autorët më të spikatur të rrymës "Nouveau Roman" falë novelës "Moderato cantabile". Fama e saj u rrit edhe më shumë falë teatrit dhe kinemasë. Suksesi i madh që njohu me librin "Dashnori" e ngriti në rangun e një prej shkrimtarëve më të lexuar dhe më të përkthyer.

Detajet e librit
9789928162939
9789928162939
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Icebreaker, Hannah Grace

Çka ndërlikohet kur një problem i detyron djemtë të përdorin të njëjtën pistë patinazhi me ekipin e patinazhit artistik – ku bën pjesë Anastasia, e cila e shpreh qartë se nuk e duron dot tipin e tij. Por kur partneri i patinazhit të Anasta-sias përballet me probleme, asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hedhë sytë drejt Nates.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltës, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjethe të kuqe, Paullina Simons

Detektivi Spencer O’Malley, që e takon rastësisht, ndien një tërheqje të papërballueshme për atë studente. Kur merr përsipër të zbardhë çështjen e vrasjes, e merr me vete vorbulla e një bote të mbyllur dhe të mistershme, plot me fajësi, e cila e çon më në fund në një zbulim tronditës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e errët dhe mbi dramën e vajzës që ka...
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fëmijët e lirisë, Paullina Simons

Thellësisht emocionues dhe i këndshëm, “Fëmijët e lirisë” përmban një kastë personazhesh, që do t’ju mbajnë të mbërthyer, ndërsa luftojnë kundër ndjenjave të tyre, megjithatë zbulojnë se dashuria e vërtetë nuk mund të mohohet kurrë.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mjeshtra të vjetër, Thomas Bernhard

Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. 
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje