Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic
  • Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

SKU001590

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tigri
Origjinali: Tigar
Gjinia: Poezi
Autori: Tomislav Marijan Bilosnic
Shqipëroi: Jehona SpahiuMustafa Spahiu
Shtëpia botuese: Poeteka & Ideart
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99956-29-78-6

Mbi librin

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Kësaj ndjesie i bashkëngjitet edhe dijenia vrastare për ekzistencën e poezive të tjera mjeshtërore kushtuar kësaj egërsire epike, me sy të ashpër dhe me lëkurë të butë, kësaj qenieje në zhdukje, e cila falë vargjeve të errëta dhe vezulluese të W. Blake, B. Yets , R. Tagore, R. Emerson, E. Pound, J. L. Borges-it, sot jeton më shumë si krijese poetike, se sa se si krijesë natyrore.

Në mënyrë paradoksale duket se numri i kopjeve të librave poetikë kushtuar tigrit do e kalojë përherë numrin e tigrave të mbetur ende gjallë... Libri i Tomislav Marijan Bilosnić vjen si variacioni më i plotë mbi një temë, shkruar mbi një lëkurë gjithë blana, ku poeti ngulit përfytyrimet, vizionet, vetveten, përvojat e njerëzimit dhe lidhjet e tij të çuditshme, aq të largët për viset, por jo për shpirtin e njerëzor.

Një tigër metaforik u shfaq një ditë rrugëve paqësore të Zarës... I ngjashëm me vetë Bilosnić-in, të cilit i erdhi rasti jo të luante me një lodër pelushi, as të dilte shëtitje me tigrin e lidhur, as të bëhej bir tigrash, siç shprehet Natalia Ginzburg, por të kalëronte mbi tigër apo, siç thekson Ivan Savić Mor, të shkruante një Tigriadë.  Do mjaftonte të lexonim pa ndërprerje sikur edhe vetëm titujt në pasqyrën e këtij libri, për të krijuar një poeme madhështore kushtuar tigrin ose asaj gjurme që ai ka lënë mbi qenien humane...

Koment nga Dr. Živko

"Përmes tigrit poeti ndërton një pikëpamje të mrekullueshme kubistike në gjithësinë e ekzistencës së tij. Për këtë arsye Tigri i poetit është edhe dramatik edhe epik e heroik. Jo vetëm simbolet e forta të cilat e mbajnë fuqimisht lentimin në tonalitetin thuajse të njëjtë, por pikërisht metonimizimi i kohëpaskohshëm i Tigrit dhe formësimi sipas biografisë vetjake, lënë tek lexuesi gjurmën më të thellë poetike...

Tigri kështu bëhet Áelës, dashuri për t'u kredhur në shpirtin vetjak, mëvetësinë më të fshehtë, tërësi për analizën e biografisë kohore, faktografike dhe intelektuale. Tigri për atë është i njëjti mjet poetik siÁ ka qenë Laura për poetin e parë të madh modern Petrarkën, që analizoi jo vetëm dashurinë e tij, por edhe kuptimin e ekzistencës vetjake në këtë dashuri.

Pyetjet e W. Blake për tigrin janë ato që ndikojnë mbi vetëdijen e Bilosnić-it. Ai tigrin e shtrin dhe e zhvillon në Ádo gjë: "ky tigër me shtatin prej hëne", "Suora luna", siÁ shprehet Shën FranÁesku, të cilin disa interpretues e kanë cilësuar si panteist, ndërsa ne, në mënyrë analoge dhe në kuadër të transformatios së Bilosnić-it, mund të themi se ai është pantigrist."

Mbi autorin

Nižić Tomislav Marijan Bilosnić, (1947), cilësuar shpesh si një 'l'enfant terrible' është poet, prozator, eseist, studiues arti, piktor dhe fotograf i njohur kroat, krijimtaria e të cilit ndeshet që nga librat e veÁantë e gjer tek leksionet dhe tekstet shkollore. Librin e vet të parë e botoi ne vitin 1968 dhe në 40 vjet jetë artistike, rreth 50 libra mbajnë emrin dhe frymën e tij.

Veç poezisë, me 30 ekspozitat vetjake, ai vlerësohet gjithashtu edhe për pikturën, prej së cilës është cilësuar shpesh si zgjatim në kohë i shkollës së Jackson Pollock-ut, ndërkohë që pastelet, akuarelet e grafikat e tij spikasin për ndjeshmërinë ndaj ngjyrës dhe dritës mesdhetare.

Krijimtaria e Tomislav Marijan Bilosnić është përkthyer në italisht, gjermanisht, anglisht, turqisht, shqip, spanjisht, polonisht, rusisht, rumanisht, japonisht e sllovenisht. Shqiptar për nga rrënjët stërgjyshore, një nga arbanët e Zemunikut të Zarës në Istria. Në një nga udhëpërshkrimet e tij ai shprehet: "Shqiptarët e parë erdhën në Zemunik gjatë muajit maj të vitit 1727. Në këtë mërgim të parë të madh, stërgjyshi im i largët, nga ana e nënës, gjithashtu erdhi në Zemunik. Mbiemri i tij ishte Paleka (Paloka) me emrin Doka."

 

Detajet e librit
SKU001590

Referencat specifike

isbn
9789995629786
ean13
9789995629786
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirtra vetmitarë, Kent Haruf

I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.
6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.
16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
22,20 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një album historish, Antonis Georgiou

A i vështruat me kujdes të vjetrit te fotografitë e vjetra, atëherë kur fotografët shëtitës shkonin nëpër panaire dhe nëpër sheshet dhe të gjithë qëndronin në radhë që të "përjetësohen" në fotografi, atëherë kur fotografimi në fshatra ishte "një ngjarje", zakonisht duke pozuar me pamje serioze, "të ashpër"?
7,77 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
33,30 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje