Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith
  • Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

SKU001490
Bota Shqiptare

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i vampirit: Zgjimi, libri i parë
Origjinali: The Vampires Diaries: The Awakening
Gjinia: Roman
Autori: L. J. Smith
Shqipëroi: Isida Canka
Shtepia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2009
Fq. 312
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-99956-11-99-6

Mbi librin

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës...

Fillon kështu për Elenën aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rreyikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj.

Komente mbi librin

"Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtetë magnetikë".

Kirkus

"Në këtë libër personazhet dashurohen, urrehen, mundohen t'i shpëtojnë një fati të errët, në të cilin, e keqja ka fytyrën magjepsëse dhe misterioze të Stefanit dhe Dejmonit."

Teen Magazine

"Një histori që na rrëmben nga faqja e parë tek e fundit. Nuk do të doni të shqiteni më nga Elena."

Dark Rewiews

Mbi autoren

Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë fituar admirimin e dy gjenerata lexuesish.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU001490

Referencat specifike

isbn
9789995611996
ean13
9789995611996
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.
3,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Me synimet më të këqija, Alessandro Piperno

E përditshmja italiane e quajti librin "Me qëllimet më të këqija", një roman të rrezikshëm. "Që në titull,- shkroi La Repubblica,- ky libër i guximshëm shpalos frymën e zjarrtë luftarake dhe ikonoklastike që e përshkon atë".
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.
4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
15,54 
More
Në gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
6,11 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.
11,10 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje