• Banner

  • Alkimisti, Paulo Coelho

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Alkimisti
Origjinali: O Alquimista
Gjinia: Roman
Autori: Paulo Coelho
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2004
Fq. 198
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99927-1-791-2

Mbi librin

Romani magjepsës i Paulo Coelho – s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Komente mbi librin

"Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. "Alkimisti" i Paulo Coelho – s është tamam libri që tashmë e mban statusin e romanit modern por klasik."

"Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit."

Mbi autorin

Paulo Coelho ka lindur në Rio de Zhanero të Brazilit më 1947. Ai është një nga autorët më të lexuar të kohës sonë. Me botimin e librit të tij të parë "Pelegrini i Kompostelës" (1987) dhe "Alkimisti" (1988), ai filloi të ngjisë majat e suksesit, të cilat e kanë radhitur ndër shkrimtarët më të suksesshëm të ditëve tona. Librat e tij, jo vetëm kanë kapur vendet e para në listat bestseller, por kanë nxitur debate kulturore dhe shoqërore.

Ai është gjithashtu fitues i një sërë çmimeve ndërkombëtare, midis tyre mund të përmendim "Crystal Award" dhënë nga The World Economic Forum, "Chevalier de l'Ordre National Légion d'Honneur" dhënë në Francë etj. Paulo Coelho është anëtar i Akademisë së Letërsisë së Brazilit që prej vitit 2002. Coelho ka shkruar mjaft artikuj të botuar nga gazetat dhe periodikët në të gjithë botën.

Detajet e librit
SKU001331

Referencat specifike

isbn
9789992717912
ean13
9789992717912
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001327

Botuesi: Toena

Djalli dhe zonjusha Prym, Paulo Coelho

Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2896

Botuesi: Toena

Mali i pestë, Paulo Coelho

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Emri im është Doda, Lena Manda

Ai nuk arriti të përgjigjej. Haritina, duke rrezikuar ta shihte ndonjë nga shërbëtoret, që kishte shumë mundësi të çohej herët për të bërë punët, doli e zhveshur lakuriq nga dhoma dhe u mbyll në dhomën e saj. Pas saj doli Roberti për të gjetur cigaret dhe një gotë pije. I zhveshur lakuriq edhe ai, u ndal përpara dritares, zbrazi me një gllënjkë gotën dhe...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000739

Botuesi: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)