Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Nuk do t'ju le jetime, Daria Bignardi
  • Nuk do t'ju le jetime, Daria Bignardi
  • Nuk do t'ju le jetime, Daria Bignardi

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

SKU001145
Botimet Dudaj

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria.

6,82 GBP
6,14 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nuk do t'ju lë jetimë
Gjinia: Roman
Autori: Daria Bignardi
Shqipëroi: Lura Baçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 166
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99943-0-154-6

Mbi librin

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria.

Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.

Mbi autoren

Daria Bignardi, gazetare dhe autore programesh televizive, ka lindur në Ferrara. Në moshën njëzetetrevjeçare shkoi të jetonte në Milano, ku ka bashkëpunuar me shumë gazeta, që nga "Panorama" e deri te "Sette" dhe "La Stampa". Që nga viti 1991 punon për televizionin dhe radion. Ka drejtuar për dy vjet revistën e përmuajshme "Donna" të Hachette Rusconi-t. Që nga prilli i vitit 2005 e deri në fund të vitit 2008 ka shkruar dhe ka drejtuar programin "Le invasioni barbariche" për kanalin televiziv La7. Prej disa vjetësh shkruan për revistën "Vanity Fair".

 

Detajet e librit
SKU001145
9789994301546
9789994301546
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një nga ne fle, Josefine Klougart

Ndërsa kthehet në shtëpi, për të vizituar nënën e saj që po vdes nga kanceri, tregimtarja rrëfen një lidhje dashurie të shkurtër, të thellë, si dhe hidhërimin dhe zhgënjimin pas fundit te kesaj dashurie. Figuracioni mbresëlënës i librit dhe proza e shkëlqyer mbështesin temën kryesore: kontrastin tronditës midis kujtimit të figurave qe simbolizojne...
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
4,58 GBP 5,09 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000308

Botuesi: Botimet Dudaj

Jashtë!, Susanna Tamaro

Tregime të gjata për tema si margjinalizimi, ndarja e dialogut të vështirë midis kulturave të ndryshme që zgjidhen gjithmonë në një mjedis të ashpër. Histori pa zgjidhje, të ndaluara të shohin dritën.
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Ne gjendje