Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shtëpia e dashurisë, Gonca Çakir
  • Shtëpia e dashurisë, Gonca Çakir

Shtëpia e dashurisë, Gonca Çakir

Më në fund ecte drejt ëndrrave të saj, por në njërën aq sa ishte e emocionuar, në anën tjetër ishte e frikësuar. Për herë të parë do të shkoj kaq larg shtëpisë. Për herë të parë ndahej nga shtrati i saj, dhoma dhe familja.

153,99 SEK
138,59 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Shtëpia e dashurisë
Kategoria: Roman
Autori:Gonca Çakir
Botues: Botime Prizreni
Viti: 2024
Pesha: 0.560 kg
ISBN:9789951916608
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Kur autobusi filloi të lëvizte, Asja me sytë e mbushur me lot, filloi të vështronte nga dritarja.

Më në fund ecte drejt ëndrrave të saj, por në njërën aq sa ishte e emocionuar, në anën tjetër ishte e frikësuar. Për herë të parë do të shkoj kaq larg shtëpisë. Për herë të parë ndahej nga shtrati i saj, dhoma dhe familja.

Dy vitet e para studioi arkitekturë në qytetin ku jetonte, por synimi i vërtetë ishte inxhinieria kompjuterike. Nuk ishte e lumtur edhe pse e zgjodhi arkitekturën pasi teknikën e vizatimit e kishte të shkëlqyeshme. Në fund të vitit të dytë hyri sërish në provimin pranues të universitetit dhe fitoi drejtimin që e dëshironte.

Por kësaj radhe do të studionte me kilometra larg qytetit ku jetonte. Tmerrohej nga fakti se duhej të përpiqej vet. Ky mendim ia brente shpirtin si një krimb.

Detajet e librit
9789951916608
9789951916608
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm, Graeme Simsion

Don Tillmani do të martohet. Vetëm se nuk e di ende me kë. Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkooliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazëtirën e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon të ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatërvanit, ku disa njerëz diç lexojnë, me shikimin tre¬tur larg në horizont duke lëshuar shtëllun nga avulli. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
59,70 SEK 66,33 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shërbëtorja po vëzhgon, Freida McFadden

Dikur pastroja shtëpitë e të tjerëve; tani nuk më besohet se kjo shtëpi është imja. Kuzhina e bukur, rrugica e qetë, oborri gjigant ku mund të luajnë fëmijët. Im shoq dhe unë kemi vite që kursejmë për t'u dhënë fëmijëve jetën që ata meritojnë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditari i një pabesie, Emilios Solomou

Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje