- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun.
Titulli: Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri
Origjinali: Renzo Collura, un artista disperato in Albania
Gjinia: Biografi
Autori: Stefan Çapaliku
Shqipëroi: Durim Taçi
Shtëpia botuese: Fishta
Viti: 2020
Fq. 64
Pesha: 0.320 kg
ISBN: 978-9928-329-19-6
Ky libër është në gjuhën shqip-italisht
Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun. Atje, përveçse me pikturë merret edhe me skenografi, derisa anija e fundit me ushtarë të mbetur e kthen në shpi më 1947.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Fishta
Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.
Botuesi: Fishta
Dhe pastaj vijnë me radhë barceletat e komunizmit; barceletat: me doktor, farmacist, pijanecë, me bjonde, me kafshë, me kamarier, shitës e berberë; me mësues, me çifte, me gjirokastritë, me kler, me police, me seks, etj. Në fund në libër do gjeni edhe barceleta të identifikuara si të Tefë Palushit, Tano Banushit dhe Nexho Shabanit.
Botuesi: Fishta
Në kapitullin e parë trajtohet koncepti i bashkëkohores; hapen tema dhe diskutohen dilema mbi bashkëkohoren. Në kapitullin e dytë diskutohen artet pamore. Në kapitullin e tretë flitet për teatrin postkomunist dhe “dramën” e dramës shqipe. Në kapitullin e katërt tematizohet kinemaja shqiptare. Në kapitullin e pestë flitet për “muzikën e re”, ndërsa...
Në të vërtetë, vitet e fundit, edhe te ne ka nisur të flitet diçka më shumë se dikur rreth kujtesës kulturore. Madje po bëhen përpjekje për të zgjeruar dhe thelluar të kuptuarin në mënyrave se si funksionon memorja personale në sferën kulturore. Cilat janë tiparet dalluese të saj? Si, ku dhe kur prodhohet ajo? Si e përdorin atë në jetën e përditshme? Si...
Botuesi: Te tjere
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri.
Botuesi: OMBRA GVG
Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.
Referenca: 2320
Botuesi: Te tjere
Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.
Botuesi: Toena
"Arti, prej zanafillës te Van Gogh" përmbledh rreth 450 vepra të zgjedhura, sidomos të artistëve, që me vizionet e tyre origjinale zgjeruan kufijtë e gjuhës së pikturës.
Botuesi: Te tjere
Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90.
Botuesi: Zenit Editions
Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...
Botuesi: Onufri
"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
Botuesi: Te tjere
Titulli: Romanca vokaleOrigjinali: Romanca vokaleGjinia: Art, muzikëAutori: Kozma LaraShtëpia botuese: West PrintViti: 2013Fq. 236Pesha: 0.842 kg
Referenca: SKU001549
Botuesi: Princi
Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.
Referenca: SKU001771
Botuesi: Dituria
Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun.