• Ka mbaruar
Van Gogh, Antonin Artaud
  • Van Gogh, Antonin Artaud

Van Gogh, Antonin Artaud

Zenit Editions

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.
Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për hiçasgjë.

5,21 

5,21  /

Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Van Gogh, i vetëvrari i shoqërisë
Origjinali: Van Gogh, le suicidé de la société
Gjinia: Biografi
Autori: Antonin Artaud
Shqipëroi: Idlir Azizi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2013
Fq. 104
Pesha: 0.128 kg.
ISBN: 978-9928-113-17-3

Fragment nga libri

Në çastin kur shkruaj këto rreshta, shoh portretin e kuq të përgjakur të piktorit si vjen drejt meje, nëpër një mur me luledielli të therrura. Në një kapërthim madhor të petaleve të zymbylit opak dhe barit ngjyrë blu të thellë. E gjithë kjo mes një bombardimi tip atomatik prej atomesh që ta merr shikimin pikë për pikë; provë kjo që Van Goghu i mendonte tablotë e tij si piktor, sigurisht, e vetëm si piktor, por që do të ishte sajë faktit vetë, një muzikant i hatashëm.

Organist i një shtrëngate të ndërprerë e që qesh në natyrën e kulluar, e paqtuar mes dy vrulleve, por që ashtu si vetë Van Goghu kjo natyrë tregon se është e gatshme të lëvizë nga vendi. Dhe mundemi pastaj pasi ta kemi parë, t'ia kthejmë shpinën cilësdo tabloje të pikturuar; s'ka çfarë na thotë më tepër.

Drita e stuhishme e pikturës së Van Goghut nis recitimet e errëta pikërisht çastin kur rreshtim së pari. Asgjë tepër veçse piktor, Van Goghu, jo më tepër se kaq, pa filozofi, pa mistikë, as rit, as psikurgji, as këngë zije, s'ka histori, literaturë apo poezi, lulediellit prej të arte të bronztë janë të pikturuara: janë pikturuar si luledielli dhe asgjë më tepër, por për ta kuptuar një luledielli në natyrë duhet të rikthehemi tashmë te Van Goghu.

Tani boll, Van Gogh, shpejt në varr, boll me gjeninë tënde, na erdhi deri këtu, e sa për pafundësinë, është për ne pafundësia! Sepse nuk vdiq nga kërkimi i pafundësisë Van Goghu, s'e çoi kjo aty sa e gjetën të shtrënguar mes mjerimit dhe asfiksisë, por nga refuzimi që i bëri llumi i atyre, të cilët në të gjallë të tij besonin t'ia vinim pafundësinë atij kundër; dhe Van Goghu mund të kish gjetur pafundësinë për të jetuar gjithë jetën sikur ndërgjegjia shtazarake e turmës të mos kish përfituar e të ushqente orgjitë e veta, që kurrë s'kanë patur lidhje me pikturën apo me poezinë.

E për më tepër, askush nuk vetëvritet fillikat. Asgjë s'ka pasë qenë e vetme kur lindi. Asgjë mandej s'është e vetme kur lindi. Asgjë mandej s'është e vetme në vdekje. Por, në rastin e vetëvrasjes, duhet një ushtri me qenie të liga për të vendosur që me gjestin kundër natyrës trupi të privohet nga jeta e tij.

E ç'vlerë ka të përshkruash një tablo të Van Goghut?! Asnjë përshkrim tentativë e dikujt tjetër s'mund ta vlerësojë dot renditjen e thjeshtë të objekteve natyrore dhe të bojërave që lëshon vetë Van Goghu, shkrimtar po aq i madh sa dhe piktor i madh e që lidhur me veprën e përshkruar të jep përshtypjen se të trullos me autenticitet.

Komente mbi librin

"Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.

Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për hiçasgjë. Artaud nuk ishte i kapur nga loja e shantazheve historike dhe as nga ejakulimi imagjinar i egos së vetë shpirtit të tij. Artaud tha atë që duhet dhe jo atë që do duhej të thoshte."

Charles Bukovski

"I vetëvrari i shoqërisë është padia ndaj vetëvrasjes së Artistit dhe akt – akuza për vrasjen e gjenisë, Anormales. E, njëkohësisht, edhe avokatia e saj. Pse, nuk është Van Goghu maniak pra, por është maniake koshienca sociale që tek vetëquhet normale, është zaptuar nga djalli i xhindosur dhe paranoja drejt bunkerizimit të vetes.

Nën hyqmin sistemik të mbrojtjes dhe tutelës, nëpërmjet këqyrjes edhe kontrollit sistemik të thelës... nëpër bunkerët e sistemit antropofago – psikiatrik. Mirëpo, të shtysh në ngasje një Van Gogh, është të shtyhesh drejt një marrëzie të tillë për vrasje se ta kërkosh prenë duke shtirë mbi një mbret diellor, një Heliogabal dashnor, një afsh të ngrohtë...

Sepse, me turpin edhe dreqin e pështirë aleat, mund ta heqësh qafe një trup, por assesi nuk mundet të eliminosh një korpus vangogian, fshehur përtej, e strehuar më së miri te kërkimit viril i absolutes, veç duke u nxjerrë në pah mes piklave antikorpe të tablosë së vet, atje ku dhe "trupat janë peizazhe infinit"!

K. Zejno

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113173
ean13
9789928113173
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
10,41 
More

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
51,53 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.
14,57 
More

Botuesi: Zenit Editions

Ç'është kinemaja, Andre Bazin

Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...
8,33 
More

Botuesi: Dituria

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...
31,23 
More

Botuesi: OMBRA GVG

David Selenicasi, Ahilino Palushi

Ka shumë monumente të kultit të krishterë, si të periudhës Bizantine, ashtu edhe pas Bizantine, të shpërndara nëpër Shqipëri, të cilat sot ende nuk mbulohen me studime kryesisht mbi pikturën e kavaletit apo dhe të afreskut.
46,85 
More

Botuesi: Onufri

Shqipëria në art, Ferid Hudhri

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...
62,46 
More

Botuesi: Fenix

Ikonostasi, Pavël Florenski

Bota bizantine është vetëm një fjalë thjeshtëzuese, që përpiqet të përfshijë botë thellësisht të ndryshme artistike, etnike, kulturore, gjuhësore, e mbi të gjitha antropologjike. Gjeografia e shenjtërimit të ikonës përfshin një hapësirë të gjerë: Palestina, Egjipti, Kapadokia, Armenia, Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia, Bullgaria, Shqipëria,...
8,33 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001211

Botuesi: Zenit Editions

Picasso, Gertrude Stein

Ai që krijon diçka është i detyruar ta bëjë atë të shëmtuar. Gjatë përpjekjeve për ta krijuar, intensiteti dhe beteja për ta krijuar këtë intensitet përherë rezulton me njëfarë shëmtie, ndërsa pasuesit mund ta bëjnë këtë gjë më të bukur sepse ata e dinë se çfarë janë duke bërë.
5,21 
More