• Banner

  • Ka mbaruar
Odhise Paskali, Leonardo Voci
  • Odhise Paskali, Leonardo Voci

Odhise Paskali, Leonardo Voci

Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Odhise Paskali, themelues i skulpturës shqiptare (kopertinë e trashë)
Origjinali: Odhise Paskali, themelues i skulpturës shqiptare
Gjinia: Kritikë arti
Autori: Leonardo Voci
Shtëpia botuese: Universiteti Kristal
Viti: 2012
Fq. 178
Pesha: 0.989 kg
ISBN: 978-9928-4111-0-5

Komente nga Odhise Paskali

Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.

Koment nga autori

Odhise Paskali mund të cilësohet pa frikë si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm të artit shqiptar. Vepra e tij mbetet një shkollë e vërtetë arti për skulptorët e rinj.

523 veprat e artit që ia la Shqipërisë dhe kombit të tij të vendosura në medalje, medalione, urdhëra të larta shtetërore, kartmonedha, kartolina, pulla poste, pulla takes, fotografi, dokumente zyrtare, pasaporta, bono thesari, souvenire, relike, revisita në media, printime, vula e thatë e pasaportës së re biometrike, e kthyen Paskalin në një mit të përjetshëm.

Të nderuar lexues, Dashamirës të skulpturës, studentë të fushave të arteve të bukura, dhe kritikë të mirëfilltë të artit, Këtë libër me studime mbi veprat e Mjeshtrit të Madh të skulpturës e kam shkruar bazuar mbi një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme nga të gjithë, për faktin që ta afroj Paskalin dhe veprën e Tij, pranë gjithë shqipfolësve sipas dëshirë së Tij, për ta dhënë atë në formë të asimilueshme.

Ky qëllim parësor më shtyn që të ndërtoj krejt tekstin jo me gjuhë të ndërlikuar, akademike e abstrakte, por në një mënyrë, që të shërbejë si një ekstrakt origjinal, dhe për të gjithë studiuesit e tjerë, vendas e të huaj, që në të ardhmen, kanë ndërmend të bëjnë punë të mëtejshme hulumtuese e të pasurohen në këtë fushë. Lexim të këndshëm!

Detajet e librit
Te tjere
2320
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001713

Botuesi: Te tjere

Albania, a photographic journey 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 3 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 2 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 4 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)