- Çmim i zbritur
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001294
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000646
Botuesi: Onufri
Banner
Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Faqja tjetër e hënës
Origjinali:
Autori: Alberto Moravia
Shqipëroi: Arta Marku
Kategoria: Roman
Botues: Dituria
Specifikimi: Kapakë të hollë
Data e botimit: 24 tetor 2025
Pesha: 0.33 kg
Faqe: 232
Përmasat:
ISBN: 9789928816719
Ky libër është në gjuhën shqipe
Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia italiane 3. Romane 4. Alberto Moravia 5. Arta Marku
Mbi librin
Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë. Ky vëllim me titull "Faqja tjetër e hënës" (siç titullohet njëri prej tregimeve), bëhet shprehje e ngurrimit që gruaja nuk do të reshtë kurrë së nxituri te vetja, por edhe te shoku i vet, një zgjidhje ironike e një drame të përsëritur në shekuj nënshtrimesh dhe moskuptimesh. Gratë flasin për pasigurinë e tyre përballë jetës dhe, ironikisht, edhe për atë të meshkujve, për të cilët ato janë një enigmë e përhershme dhe tërheqëse. Ndryshe nga përmbledhjet e tjera me tregime, te "Faqja tjetër e hënës", ato ushqejnë një zemërim të thellë dhe të gjitha përshkohen dhe shprehen - në kuptimin frojdian - nga zëri i pavetëdijes, efektet e të cilit i shohim, shpesh pa u kuptuar arsyet. Fijet e rrëfimit që lidhin tregimet me njëri-tjetrin janë një vizion krejt ‘feminist’ i një bote të re që po shfaqej dhe po afirmohej edhe në Itali, kur u botua ky vëllim 50 vjet më parë, duke rrënuar zakonet e vjetra dhe një strukturë shoqërore të rrënjosur thellë.
Kjo përmbledhje paraqet një Moravia me gjuhë të mprehtë, madhështor në ngulitjen e imazheve të shkurtra dhe të thukëta, që na kujtojnë përsosurinë letrare të romaneve të famshme të Moravias, që nga "Çoçarja" apo "Burri që këqyr" e deri te qindra e qindra faqe me tregime nga më të fuqishmit e letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Botuesi: Pegi
Botuesi: Mediaprint
Botuesi: Toena
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000485
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU000432
Botuesi: Koha Ditore
Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë.
check_circle
check_circle